Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

 Dështon të mbahet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita kërkon transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim online
Lajme

Dështon të mbahet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita kërkon transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim online

30 May 2024 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 30 maj 2024 – Ka dështuar të mbahet sërish seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK-AAK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial, siç ka qenë në të kaluaren.

Opozitës nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së dhe Nazim Gagica, shef i AAK-së, kanë kritikuar Komunën për mungesë transparence e bashkëpunimi.

“Pa transmetim medial nuk mund të vazhdohen punimet”, janë shprehur ata.

Ndërkohë, asambleisti i VV-së, Ismajl Kurteshi, ka thënë se ka kërkuar zyrtarisht interpretim nga MAPL lidhur me situatën e krijuar, duke shtuar se ka marrë përgjigje se “Komunat janë të obliguara që të sigurojnë qasje aktive të teleprecencës ose të përdorin edhe platforma të tjera në mënyrë që të sigurohet transparencë për qytetarët dhe monitorim nga Ministria, ashtu siç është përcaktuar me udhëzimin administrativ për administratë të hapur. Por, mungesa e teleprezencës nuk përbën shkak për mos-mbajtje të mbledhjeve”.

Ai tha se mosprezenca e kamerave televizive nuk përbën shkak për të mos u mbajtuar seancat e Kuvendit Komunal, duke shtuar se tashmë kanë pushuar arsyet e LDK-së dhe PDK-së për të cilat ata kanë menduar se kanë të drejtë që të mos mbahen seancat.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka thënë se për mbajtjen e mbledhjeve të radhës do të ketë njoftim me kohë.

Përndryshe, sot ishin paraparë të mbahen dy seanca, vazhdimi i seancës se katërt, e cila është ndërprerë një muaj më parë dhe seanca e pestë me këto pika:

Raporti financiar per periudhen Janar-Mars 2024, Rishqyrtimi i Vendimit për ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.nr.016-35193 të datës 31.03.2022 për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (këkesë e MAPL), Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit, Emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, Emërimi i Komisionit për përcaktimin e Listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, Busteve dhe simboleve, brenda territorit të Komunës së Gjilanit, Emërimi i Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë, Informatë rreth Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024, Informatë rreth mbjelljeve pranverore, Diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e Margjinalizuara, Diskutim rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit, Raporti i punës i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale, Informatë rreth projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi.

Po ashtu, Kuvendi do të duhej të diskutojë edhe për Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit Komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe Ndryshimin dhe plotësimi i vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emertimit të rrugëve dhe numrimit të adresave për teritorin e Komunës së Gjilanit (propozim i shoqatës “Ali Hadri”).

Share This:

Tags: Komuna e Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin

21 June 2026
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
Lajme

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do

20 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni, priti ambasadorin e

19 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier

Lajme Librari Opinione Showbiz

Gjilan – Kryetari Hyseni: “Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka

2 February 2026

Janë përmbyllur aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të,

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme Librari

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë

23 January 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar drejtorin e Islamic Relief Kosova,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.