Friday 19 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm nismën për hapjen e deponisë së mbeturinave inerte

Parashikimi i motit për të premten, 19 qershor 2026

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit

LAJM MORTOR – NDËRROI JETË PROF. NEHAT BAXHUKU

Kryetari Alban Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, ndër projektet më të rëndësishme për

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote Sadiku, ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani

U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon kontratën deri në vitin 2028

 Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër
Lajme

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

19 December 2025 0 Comment 6 min read

AA

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka zhvilluar me sukses javën studimore ndërkombëtare “Mobility Exchange for Staff and Students” në Pedagogische Hochschule Zug (PH Zug), në Zvicër.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe zgjerimit të mundësive për mobilitet të stafit dhe studentëve.

Delegacioni i UKZ-së, i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Dr. Dukagjin Leka, U.D. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime Betim Berisha, si dhe 11 studentë të UKZ-së, u prit në takim të veçantë nga Rektorja e PH Zug, Prof. Dr. Esther Kamm, së bashku me ekipin e saj drejtues.

Gjatë takimit zyrtar, Rektori Dërmaku mbajti një fjalim përshëndetës, në të cilin prezantoi Universitetin Publik “Kadri Zeka”, misionin, vizionin dhe zhvillimet e fundit institucionale, duke theksuar ndërkombëtarizimin si një nga prioritetet strategjike të UKZ-së. Ai vlerësoi lart mikpritjen e PH Zug dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të stafit akademik dhe administrativ, si dhe krijimit të mundësive të reja për mobilitet studentor.

Përgjatë javës studimore, delegacioni i UKZ-së mori pjesë në ligjërata tematike, punëtori akademike, prezantime institucionale dhe takime me staf akademik dhe administrativ, ku u diskutuan praktikat më të mira në mobilitetin ndërkombëtar, menaxhimin e projekteve, inovacionin në mësimdhënie dhe zhvillimin institucional.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe avancimi i projektit aktual të exchange-it me studentë, i cili ka dëshmuar ndikim pozitiv në përgatitjen akademike dhe ndërkulturore të pjesëmarrësve. Po ashtu, u theksua suksesi i projektit të exchange-it me mësuesit e shkollave fillore, ku pjesëmarrja është rritur për 100%, duke reflektuar interesim dhe përfitime konkrete për sistemin arsimor.

Një prezantim gjatë vizitës në PH Zug me temën “Global Collaboration for Better Education: The PH Zug and UKZ Exchange”, u realizuar nga Betim Berisha dhe studenti nga Fakulteti i Edukimit, Premtim Baftiu, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme akademike.

Gjatë vizitës u zhvillua gjithashtu një takim me përfaqësues të Universitetit të Luzernit (HSLU), me të cilët UKZ ka realizuar tashmë aktivitete të përbashkëta dhe pritet që në prill të vitit 2027 të organizohet një aktivitet i madh që do të përfshijë rreth 100 staf dhe studentë nga të dy universitetet, si dhe 20 biznese vendore.

Një perspektivë shumë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe angazhimi i përbashkët për projekte të ardhshme Erasmus+, duke pasur parasysh se Zvicra pritet që nga viti 2027 të jetë sërish pjesë e programit Erasmus+, çka hap mundësi të reja për mobilitet, projekte të përbashkëta dhe partneritete strategjike. Po ashtu, ky bashkëpunim krijon mundësi reale që studentët e UKZ-së në të ardhmen e afërt të realizojnë shkëmbime semestrale në Zvicër.

Kjo vizitë konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer institucional ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka”, PH Zug dhe partnerëve të tjerë zviceranë, si dhe përkushtimin e UKZ-së për integrim të mëtejmë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Në përmbyllje, delegacioni i UKZ-së shpreh falënderime të sinqerta për partnerët nga Zugu dhe Luzerni për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe një falënderim të veçantë për studentët e UKZ-së për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz të universitetit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

SC Gjilan, KOMUNIKATË | Blerim Bunjaku emërohet

19 June 2026
Lajme

Homazhe në nder të 18 Qershorit –

19 June 2026
Kulturë

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon

19 June 2026
Lajme

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm

19 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Programi “Shkenca Kompjuterike, BSc” riakreditohet për periudhën

17 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka pranuar vendim pozitiv për riakreditimin e programit

Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan priti në një takim zyrtar një delegacion të

Lajme

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim

9 June 2026

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.