Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë e Gjilanit, prezantoi aktivitete të ndryshme humanitare

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë së Epërme, vatër e dritës dhe rritës së

Rrezikimi i shëndetit të futbollistëve, Ademi mbledh Këshillin Mjekësor: Të forcohen masat emergjente

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Begaj uron papën Leone XIV: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

 Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së: Vdekja e Milaimit, humbje për të gjithë
Lajme Sport

Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së: Vdekja e Milaimit, humbje për të gjithë

17 December 2022 0 Comment 11 min read

AA

Milaim Krasniqi ishte njëri prej gazetarëve më të spikatur të sportit dhe me kontributin e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e Radio Kosovës, ka vlerësuar Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së.

Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së i janë drejtuar familjes Krasniqi përmes një telegram ngushëllimi, duke theksuar se vdekja e gazetarit Milaim Krasniqi është humbje për të gjithë. 

“E dashur familje Krasniqi,

Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe. Ndarja ngaj jeta e Milaimit është humbje jo vetëm për ju, miqtë, kolegët por mbi të gjitha, humbje e madhe për gazetarinë sportive. Ai ishte njëri prej gazetarëve më të spikatur të kësaj fushe dhe me kontributin e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e Radio Kosovës. Të ndjeheni krenar me gjithë çfarë Milaimi ka lënë trashëgimi profesionale e njerëzore. Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së”, është shkruar në reagim. 

FFK ngushëllon familjen e gazetarit Milaim Krasniqi

Ikja e hershme nga kjo botë e gazetarit Milaim Krasniqi është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për gazetarinë sportive, ka vlerësuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Federata ka reaguar pas lajmit për vdekjen e gazetarit Krasniqi, duke dërguar telegram ngushëllimi.

“E nderuara Familje Krasniqi!
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të SHGSK-së! Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Milaim Krasniqi, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta. Milaim Krasniqi i dha shumë gazetarisë sportive e bashkë me të edhe futbollit të Kosovës. Ai ishte zëri kumbues i futbollit kosovar që nga ditët e para të pasluftës nëpërmjet valëve të radios. Ai nisi me radiotransmetime në Radion Kosova e Lirë, për të vazhduar më pas në Radio Rilindja dhe për të vazhduar traditën e transmetimeve në Radio Kosova, aty ku punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. Mili ishte zëri simbol i radiotransmetimeve të futbollit për më shumë se tri dekada. Ishte pjesë e çdo suksesi të klubeve tona, por edhe i Kombëtares së Kosovës. Ai ishte përplot pozitivitet e vizion. Ishte i lindur për të qenë komentator sporti. Mënyra se si e përçonte emocionin e një ndeshje futbolli tek dëgjuesit e radios ishte sa e veçantë, por aq e papërsëritshme. Thjesht ishte mjeshtër i mikrofonit. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për gazetarinë sportive. Ai pas vetës la një arkiv të pasur radiotransmetimesh, emisionesh e spektaklesh sportive e argëtuese. Milaimi ishte i gjithanshëm, intelektual e me virytete të larta. Në këto momente të vështira qëndrojmë afër familjes Krasniqi dhe tërë kolegëve e miqve të tij. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me pikëllim të madh,
Agim Ademi, president i FFK-së”, ka shkruar FFK. 

AGK dhe SPERTK ngushëllojnë familjen e Milaim Krasniqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e ka pranuar me pikëllim të madh lajmin për vdekjen në Francë, të gazetarit të njohur të sportit, Milaim Krasniqi. Përmes një telegrami AGK ka ngushëlluar familjen, kolegët dhe miqtë e të ndjerit Krasniqi. Gjithashtu familjen Krasniqi e ka ngushëlluar edhe Sindikata e Punëtorëve e RTK-së.

“Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit, Milaim Krasniqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka pranuar me pikëllim të madh lajmin për vdekjen në Francë, të gazetarit të njohur të sportit, Milaim Krasniqi – redaktor përgjegjës i sportit në Radio Kosova.

Krasniqi, 53-vjeçar ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend, dhe për më shumë se dy dekada ka kontribuar në Radio Kosova, duke komentuar mbi 2 mijë ndeshje të futbollit vendor nga ta gjitha stadiumet e Kosovës.

Paraprakisht, punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën “Bujku”, në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në “Radio Rilindja” dhe “Radio Kosova e Lirë”, si dhe në Televizionin “AA”.

Krasniqi gjithashtu ka drejtuar dhjetëra emisione në radio, dhe puna e tij është çmuar nga adhuruesit e sportit.

AGK-ja i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve të tij në transmetuesin publik dhe miqëve”, ka shkruar AGK.

Ndërkohë Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka theksuar se Krasniqi ishte një njëri i kompletuar si nga ana profesionale po ashtu edhe nga ana njerëzore. 

“Letër ngushëllimi

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka pranuar me pikëllim të thellë, lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë gazetar Milaim Krasniqi.

Milaimi, ishte një njëri i kompletuar si nga ana profesionale po ashtu edhe nga ana njerëzore.

RTK dhe gjithë koleget tanë, sonte humben një koleg dhe një profesionist, nga Redaksia e Sportit në RTK-Radio.

Të gjithë kolegëve në RTK. ju shprehim ngushëllime të sinqerta e në veçanti Redaksisë së Sportit në RTK-Radio”, ka shkruar Sindikata e Punëtorëve e RTK-së. 

KOK: Milaim Krasniqi ishte zë i sportit të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se Milaim Krasniqi ishe zë i sportit të Kosovës, veçanërisht futbollit, ku dha kontribut të çmuar para dhe pas luftës. 

KOK ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Krasniqi. 

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur, Milaim Krasniqi

E nderuara, familja Krasniqi

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë sportive, njëherit komentatorit të mirënjohur të radios, Milaim Krasniqi.

Milaimi ishe zë I sportit të Kosovës, veçanërisht futbollit, ku dha kontribut të çmuar para dhe pas luftës.

Një kohë ishte edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë, kurse si gazetar e komentator punoi në Radio Kosovë.

Ikja e tij në amshim, do të lë boshllëk të madh në gazetarinë sportive dhe sportin tonë në përgjithësi, të cilin e deshi dhe e promovoi deri në kaplimin e sëmundjes së rëndë.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, miqve, kolegëve të gazetarisë sportive dhe kolegëve të Radio Kosovës.

Me respekt,

Ismet Krasniqi

President i Komitetit Olimpik të Kosovës”, ka shkruar KOK. 

Share This:

Tags: Milaim Krasniqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i

9 May 2025
Lajme

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në

9 May 2025
Lajme

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve

9 May 2025
Lajme

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor

9 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.