Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan George Latimer
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kongresisti amerikan George Latimer, për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, si dhe mandatin e ri si kryeministër.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kongresisti Latimer ka thënë se pret me kënaqësi që të bashkëpunoj ngushtë me Kurtin për avancimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.
“I inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë që të kthehen në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje për Presidentin e ri, në mënyrë që të shmanget një cikël tjetër i kushtueshëm i zgjedhjeve parlamentare. Siç e dëshmon përvoja e Shteteve të Bashkuara, dialogu i hapur dhe bashkëpunimi ndërmjet partive në çështje të interesit kombëtar janë thelbësore për përparimin e një shoqërie demokratike” – thuhet ndër të tjera në letrën kongresistit amerikan.


