Wednesday 21 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bayerni me fitore të sigurtë ndaj Royal Union, bëhet skuadra e dytë që siguron 1/8

Juventusi Sigurtë ndaj Benficës së Mourinhos

SERIE A – Inter, Juve, Roma dhe Milan bllokojnë merkaton e Napolit

Edi Rama mbërrin në Vlorë për të t’u takuar me Ivanka Trump

Në Kongresin Amerikan ngritet çështja e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Fuqia e të Pafuqishmëve sipas modelit të Vaclav Havel

KFORI TURK viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilan

Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës vdes në Maqedoni

Kryetari Haliti po qëndron për vizitë në Austri

Juventus – Benfica, Edon Zhegrova pritet të jetë përsëri rezervist

 “Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?
Lajme

“Bllokim i pagave, pensioneve…”, çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

23 October 2025 0 Comment 9 min read

AA

Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se çfarë do ta priste pas tyre.

Sfidë në konstituim të Kuvendit, ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, dhe rrezikim të fondeve të huaja në vlerë të qindra miliona eurove.

Kur duket se s’ka ku shkon më keq, del çështja e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm – i cili, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, pritet të jetë rreth 3.5 miliardë euro.

Për ish-ministrin e Ekonomisë, Haki Shatri, situata momentale është shumë shqetësuese.

“Buxheti është baza materiale e funksionimit të shtetit. Nëse i rrënohet kjo bazë, shteti falimenton, nuk mund të funksionojë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për të mos arritur deri aty, buxheti duhet të kalojë nëpër disa faza, që të mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Fazat e miratimit të buxhetit

Buxheti për vitin e ardhshëm fillon të përgatitet qysh në muajin mars, në disa qarkore buxhetore, dhe më pas u shpërndahet për shqyrtim të gjitha institucioneve që financohen nga buxheti.

Në kushte ideale, Qeveria i kryen të gjitha përgatitjet dhe, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, datë të fundit për miratim të buxhetit e ka 30 tetorin.

Kështu, deputetët i kanë dy muaj kohë, nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, që ta shqyrtojnë dokumentin në dy lexime, në komisione, dhe t’i bëjnë ndryshimet e duhura.

Por, problemi i parë tani është që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.

Relativisht mirë deri këtu. Por, Kosova e ka edhe problemin e dytë, pasi është duke pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar nëse Kuvendi është konstituuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret, dhe varësisht vendimit mund të zvarritet edhe procesi i miratimit të buxhetit.

“Eventualisht, nëse mbesim pa [formim] të Qeverisë dhe pa Kuvend, rrezikohet që nga data 1 janar të mos ketë buxhet dhe asnjë procedurë pagese nuk mund të ndodhë pa një vendim të Kuvendit”, thotë Shatri.

Në mesin e pagesave që bllokohen janë: pagat, pensionet, ato për karburante të Policisë dhe ushtrisë, apo edhe ato për furnizime me material shpenzues të institucioneve.

“Praktikisht, i bie vënia e drynit shtetit”, vlerëson Shatri.

Duke folur për afatet e miratimit të buxhetit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha ditë më parë se Qeveria “do të bëjë çmos, në të mirë të shtetit, në të mirë të republikës, që institucionet të funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme siç kemi bërë deri më tani”.

Opsioni i dytë

Për të mos ardhur puna deri te bllokada, ekziston edhe një mundësi.

Në rast se Qeveria e miraton buxhetin, dhe deputetët vonohen në përfundim të procedurave të nevojshme, atëherë ekzekutivi mund të bëjë propozim për plotësim/ndryshim të Ligjit aktual për Buxhetin, në mënyrë që ai të mos skadojë më 31 dhjetor, por të mundësohen shpenzimet vijuese për janar ose edhe shkurt, me mesataren mujore të vitit paraprak, ose siç njihet ndryshe rregulli 1/12.

Shatri kujton se diçka e tillë i ka ndodhur Kosovës dy-tri herë prej shpalljes së pavarësisë.

Çfarë ligji mund të propozohet, nëse arrihen afatet kohore?

Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe pak ditë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit, dhe për të kuptuar nëse ajo i merr votat e nevojshme.

Edhe nëse ai apo dikush tjetër arrin ta formojë Qeverinë, dhe nis me procedim të buxhetit, Shatri nuk beson se ai dokument do të jetë shumë mirë i menduar, marrë për bazë situatën nëpër të cilën ka kaluar vendi deri më tani.

Pse? Sepse, sipas tij, nuk ka pasur ministër të plotfuqishëm që do të mund të hartonte politika adekuate zhvillimore për vitin e ardhshëm, dhe rrjedhimisht, buxheti i ardhshëm mund të jetë kopje e atij paraprak.

Dëmet tjera ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se Kosova po e vuan shumë ekonomikisht mungesën e institucioneve fuqiplota.

“Bizneset duan parashikueshmëri, për të kuptuar se çfarë politika fiskale do të ketë, cilat janë investimet në projekte kapitale, që më pas investimet publike të tërheqin investime private”.

Ai thotë se fokusi në ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm duhet të jetë, ndër të tjera, në reforma në politikat fiskale, në rritjen e buxhetit për investime kapitale dhe në përmirësimin e imazhit të shtetit, që ua hap dyert investimeve të huaja.

Shatri përmend edhe nevojën e shfrytëzimit të mundësive për kredi dhe hua publike, që të sigurohet një hapësirë për zhvillim dinamik të vendit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, parashihet rënie e rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën, në 3 për qind në 2025-tën, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rënien më të madhe janë parashikuar ta kenë Serbia dhe Kosova, e cila, megjithatë, mbetet pak mbi mesataren e rajonit./REL

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Champions League

Bayerni me fitore të sigurtë ndaj Royal

21 January 2026
Champions League

Juventusi Sigurtë ndaj Benficës së Mourinhos

21 January 2026
Futboll

SERIE A – Inter, Juve, Roma dhe

21 January 2026
Ciceroni

Edi Rama mbërrin në Vlorë për të

21 January 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Lajme

Bahamasi heq vizat për Kosovën

20 January 2026

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen

Champions League Europa League Futboll Kampionati Botërorë Kampionati Europian Lajme Sport Sporte tjera

Kosova ngjitet për një pozitë në renditjen

20 January 2026

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar në ranglistën e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur për një

Lajme

Policia: ’54 aksidente trafiku në 24 orët

20 January 2026

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.