Friday 13 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

Zyrtare, Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

Prokuroria në Gjilan: Tre të mitur ndalohen nën dyshimin për tentim vrasje

Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve buxhetore në kategorinë paga dhe shtesa, në shumën

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje

Parashikimi i motit për të enjten, 12. 11. 2026

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

 Profesori gjilanas Nevzad Isufi nderohet ng MASHTI me çmimin “Shaban Jashari”, konfirmon për TV Gjilani edhe vlerësimin që do të marrë nga Komuna
Lajme

Profesori gjilanas Nevzad Isufi nderohet ng MASHTI me çmimin “Shaban Jashari”, konfirmon për TV Gjilani edhe vlerësimin që do të marrë nga Komuna

7 March 2026 0 Comment 3 min read

AA

Profesori nga Gjilan, Nevzad Isufi, është ndër mësimdhënësit e vlerësuar në ceremoninë shtetërore të organizuar për Dita e Mësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku u ndanë çmimet dhe mirënjohjet për arsimtarët më të dalluar nga të gjitha komunat e Kosovës.

Në këtë ceremoni u nda edhe çmimi kryesor në arsim, “Çmimi Shaban Jashari”, i cili këtë vit iu dha mësueses Arta Gashi, ndërsa në mesin e mësimdhënësve të vlerësuar si përfaqësues të komunave ishte edhe profesori gjilanas Nevzad Isufi.

Isufi ka rreth 29 vite përvojë të pandërprerë në procesin edukativo-arsimor, duke filluar nga viti 1993, ndërsa gjatë karrierës së tij ka kontribuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve në arsim. Ai i përket gjeneratës së mësimdhënësve që gjatë viteve ’90 punuan në rrethana të vështira për arsimin shqip, duke qenë pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur gjallë procesin mësimor në atë periudhë.

Përveç angazhimit në procesin mësimor, profesori Isufi është dalluar edhe me aktivitete të shumta jashtëkurrikulare, organizime kulturore dhe edukative për nxënësit, si dhe pjesëmarrje aktive në zhvillimin institucional të shkollës dhe në procese profesionale që lidhen me përmirësimin e sistemit arsimor.

Ndërkohë, vetë profesori Nevzad Isufi ka konfirmuar për TV Gjilani se të hënën do të marrë edhe një vlerësim tjetër nga Komuna e Gjilanit, ku do të nderohet si punëtor i dalluar i arsimit. Sipas tij, pikërisht kjo komunë e kishte nominuar më herët në nivel vendi për çmimin prestigjioz “Çmimi Shaban Jashari”.

Ky vlerësim konsiderohet një moment i rëndësishëm edhe për arsimin në Gjilan, pasi një nga profesorët e kësaj komune është përfshirë në mesin e mësimdhënësve të nderuar në nivel të Kosovës për kontributin e tij shumëvjeçar në arsim.

Share This:

Tags: Nevzad Isufi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

205-vjetori i lindjes së Fjodor Dostojevskit –

12 November 2026
Lajme

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në

12 November 2026
Futboll

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, vendin e parë

12 November 2026
Lajme

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

12 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.