Saturday 14 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, çështja pritet t’i kalojë votimit të anëtarësisë

Nxënësit e Gjilanit mësojnë si të veprojnë në raste emergjente, aktivitetet vazhdojnë në shkolla

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Ndërprerja massive në Trafikun ajror në SHBA! Sekretari i transportit sqaron arsyet: Duhen 50 miliardë

“Shfaqja që shkon keq” nga Podujeva shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit të 21-të

Dasmat e dikurshme në Malësinë e Bujanocit – një organizim me disiplinë ushtarake

Nga Xhemail Veseli – Dy gjigantë të letrave që nuk u takuan kurrë, ndonëse ishin

Komuna e Vitisë shpërndau 45 spërkatëse për fermerët

Alarm! Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

Viti: Rriten rastet e dhunës në familje, këtë vit janë raportuar 56 raste

 Bashkimi fiton Superkupën e Kosovës pas një finaleje të çmendur ndaj Trepçës
Basketboll Sport

Bashkimi fiton Superkupën e Kosovës pas një finaleje të çmendur ndaj Trepçës

29 September 2026 0 Comment 4 min read

AA

Bashkimi është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi në një finale spektakolare dhe dramatike mposhti Trepçën me rezultat 103:93, pas vazhdimeve.

Finalja në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhuroi pothuajse gjithçka që mund të kërkohet nga një ndeshje basketbolli.

Trepça e nisi më mirë dhe e fitoi çerekun e parë 24:22, ndërsa në të dytin ishte sërish më e mirë, 22:18, duke shkuar në pushim me epërsi 46:40.

Kur kishin mbetur më pak se tre minuta drejt fundit të pjesës së parë, pas tensioneve të krijuara në parket dhe hedhjes së mjeteve piroteknike nga tribunat, gjyqtarët dhe të dyja skuadrat u larguan nga fusha, ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht. Palestra u zbrazë për të vazhduar ndeshja.

Bashkimi reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Skuadra prizrenase e fitoi çerekun e tretë 28:24 dhe të katërtin 19:17, duke e barazuar rezultatin dhe për ta dërguar ndeshjen në vazhdime pas një fundi të pabesueshëm.

Në fund të kohës së rregullt, kur kishin mbetur vetëm 1.6 sekonda, Shanon Shorter shënoi nga pothuajse 10 metra dhe i dha Bashkimit epërsinë 87:84.

Por Trepça nuk u dorëzua. Në aksionin e fundit, Dardan Kapiti realizoi një treshe spektakolare nga gjysma e fushës, duke e barazuar rezultatin në 87:87 dhe duke e çuar finalen në vazhdime.

Në pesë minutat shtesë, Bashkimi ishte dukshëm më i mirë dhe shënoi 16 pikë, kundrejt vetëm gjashtë të Trepçës. Kështu, rezultati përfundimtar ishte 103:93 dhe trofeu i Superkupës së Kosovës shkoi në duart e Bashkimit.

Shanon Shorter ishte një prej figurave kryesore të triumfit të Bashkimit. Ai e përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 11 kërcime në 36 minuta e 46 sekonda lojë, ndërsa Adrio Bailey kontribuoi me 22 pikë dhe 11 kërcime në 25 minuta e 44 sekonda.

Te Trepça, Ja’Cori Payne ishte më efikasi me 19 pikë, tetë asistime dhe dy kërcime në 30 minuta e 39 sekonda. Megjithatë, paraqitja e tij nuk mjaftoi që skuadra mitrovicase ta siguronte trofeun.

Share This:

Tags: Bashkimi Superkupa
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Sport

Akil Gjakova fiton dy luftërat e para

14 November 2026
Lajme

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga

14 November 2026
Lajme

Nxënësit e Gjilanit mësojnë si të veprojnë

14 November 2026
Lajme

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit

14 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

25 October 2026

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Pejës, me rezultat 82:77, në kryendeshjen e

Futboll Sport

Bashkimi i Kumanovës rikthehet në Ligën e

26 May 2025

Bashkimi nga Kumanova është ekipi tjetër që do të garojë në Ligën e Parë

Basketboll Sport

Dhunë e grushta në pallatin e sporteve

27 April 2025

Është ndërprerë sfida mes Bashkimit dhe Pejës pesë sekonda para fundit të saj. Rezultati

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.