Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen – “Fitoi lista studentore”

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

 Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik
Lajme

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

25 October 2026 0 Comment 3 min read

AA

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Pejës, me rezultat 82:77, në kryendeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Protagonisti kryesor i vendasve ishte Shanon Shorter, i cili shpërtheu në minutat e fundit, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren pas dy humbjeve radhazi.

Përballja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren solli një fund dramatik, pasi Peja ishte në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk arriti ta ruante avantazhin në çastet vendimtare.

Kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 49 sekonda deri në fund, Peja kryesonte me rezultat 77:69 dhe dukej pranë fitores. Megjithatë, Bashkimi reagoi fuqishëm, me Shorterin që mori përgjegjësinë në sulm.

Fillimisht, ai shënoi për 77:71, ndërsa Lejson Zeqiri e ngushtoi epërsinë në 77:72. Shorter vazhdoi me pikë të tjera, duke e afruar Bashkimin në vetëm tri pikë diferencë, 77:74.

Peja dështoi në disa sulme radhazi dhe këtë e shfrytëzoi skuadra vendase. Shorter barazoi rezultatin në 77:77, një minutë e 17 sekonda para fundit, përpara se të realizonte edhe një treshe vendimtare 41 sekonda para përfundimit, duke e kaluar Bashkimin në epërsi 80:77.

Goditja e Shorterit e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, ndërsa Arian Azemi shënoi më pas për 82:77, duke i dhënë Bashkimit një avantazh që skuadra e ruajti deri në fund.

Shorter ishte basketbollisti më i dalluar i takimit me 27 pikë, duke udhëhequr përmbysjen e skuadrës prizrenase. Azemi kontribuoi me shtatë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Gian Clavell e mbylli ndeshjen me 15 pikë dhe katër asistime.

Te Peja, paraqitja e shkëlqyer e Dwight Wilson, i cili regjistroi 27 pikë dhe 16 kërcime, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Xavier Johnson shtoi 11 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Altin Morina kontribuoi me 13 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi vazhdon të kryesojë tabelën me 11 pikë, pas pesë fitoreve dhe një humbjeje në gjashtë ndeshje.

Në anën tjetër, Peja pësoi humbjen e pestë radhazi dhe mbetet me dy fitore, duke grumbulluar gjithsej tetë pikë. 

Share This:

Tags: Bashkimi Peja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen –

25 October 2026
Arte tjera

Më vjen të vdes – poezi nga

25 October 2026
Lajme

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

25 October 2026
Lajme

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në

25 October 2026
RELATED Stories for you
Basketboll Sport

Bashkimi fiton Superkupën e Kosovës pas një

29 September 2026

Bashkimi është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi në një finale spektakolare

Lajme

AVONET monitoron dy tenderë të dyshimtë në

5 December 2025

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kryer një monitorim të dy tenderëve të dyshimtë, një

Lajme

Bastisje në Pejë: Kapen rreth 3 kg

26 July 2025

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë së Pejës – Departamenti për Krime të Rënda

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.