Thursday 29 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U mbajt punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit për vitin 2026 në UKZ

Shkollat e Gjilanit pasurojnë bibliotekat me lektyra – projekt i vazhdueshëm për zhvillimin e kulturës

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Miratoi dërgimin e FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri

Bashkësia Islame e Kosovës publikon vaktinë e Ramazanit në shqip, boshnjakisht, turqisht

 Gjilan – Nxënësit e “Musa Zajmi” shkëlqejnë në garën e gjuhës angleze në kolegjin “Mehmet

Rezultatet e konstatuara të Garës së Gjëzasajuesve të Kosovës në kuadër të manifestimit “Flaka e

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit të programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit

Haziri: Vota për Aktin e Luginës së Preshevës në Komitetin e Dhomës për Punët e

SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë organizoi takim motivues të nxënësve me emra të shquar

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare

 Avokati Bajrami për rastin “Kumanova”: Po zhvillohen dy procese, çështja mund të zgjasë edhe disa vite
Lajme

Avokati Bajrami për rastin “Kumanova”: Po zhvillohen dy procese, çështja mund të zgjasë edhe disa vite

9 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

Avokati Ibrahim Bajrami ka bërë të ditur se dy procese janë duke u zhvilluar aktualisht në trajtimin e rastit “Kumanova”, gjersa ka theksuar se trajtimi i saj mund të zgjasë edhe disa vjet.

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Bajrami ka thënë se ka pranuar një konfirmim zyrtar me shkrim nga Gjykata e Strasburgut, e cila bën të ditur se po trajton proceset, për të cilat, Bajrami ka aplikuar.

“Për momentin janë duke u zhvilluar dy procese, procesi i parë është kërkesa e shumicës të të burgosurëve shtetas të Republikës së Kosovës, që burgun të vazhdojnë në burgjet e Republikës së Kosovës, kërkesat formale janë bërë që para një viti dhe janë në procedurë e sipër…kurse procedura e dytë që është në vijim pas shterrjes të të gjitha mjeteve juridike në shtetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kadrin e ligjshëm kohor, për të gjithë të akuzuarit në vuajtjen e dënimit me burg, janë dorëzuar edhe aplikacionet deri në Gjykatë…për momentin mund të konfirmoj që nga Gjykata e Strasburgut unë si një ndër aplikuesit…kam marrë një konfirmim zyrtar me shkrim nga Gjykata, për të cilën, informohemi se aplikacioni është pranuar dhe gjykata është duke e trajtuar këtë pjesë”, ka treguar Bajrami.

Ky i fundit thotë se transferimi i të burgosurëve për të vuajtur dënimin në Kosovë është i mundshëm, por i njëjti duhet të kalojë një zinxhir procedurash nga Ministritë e Drejtësisë të të dyja vendeve e deri te Gjykatat kompetente.

Se a janë shkelur të drejtat e njeriut në këtë process, Bajrami tregon se seancat gjyqësore janë analizuar e njëherit, për to janë dorëzuar edhe prova që drejtojnë nga një gjykim jo të drejtë.

“Me kujdes të veçantë është analizuar procesi gjyqësor dhe të gjitha 87 seancat e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur janë analizuar, të gjitha proceset verbale dhe janë të deponuara proceset verbale në të cilat mbrojtja ka kontaktuar shkeljen e të drejtave të personave që kemi përfaqësuar me kërkesë që të verifikohet një shkelje e tillë. Besoj që brenda aplikacionit kemi dorëzuar të gjitha provat e mjaftueshme të cilat drejtojnë nga një gjykim jo i drejtë, nga shkelja e të drejtave të mbrojtjes, me mosdëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana e mbrojtjes me ç’rast është penguar edhe një verifikim më i drejtë, më i plotë i gjendjes faktike që mbrotja mendon se do të ndikonte në epilogun përfimtar të këtij procesi”, ka deklaruar ai.

Bajrami ka deklaruar se bazuar në volumin e lëndës dhe nevojës së trajtimin serioz, njëherit edhe numrit të çështjeve që ka Gjykata e Strasburgut, procesi mund të zgjasë edhe disa vite.

Më 2 maj të vitit 2015, një shkëmbim zjarri i cili shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë maqedonase në mes të forcave speciale të policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur të identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) la të vrarë 8 policë maqedonas, 10 luftëtar u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën.

Të shtënat përfunduan më 10 maj 2015 me ç’rast, 28 burra shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar për “terrorizëm”, akuzat këto të bëra nga ana e autoriteteve maqedonase.

Share This:

Tags: Kumanova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

U mbajt punëtoria për hartimin e Planit

29 January 2026
Ciceroni

Shkollat e Gjilanit pasurojnë bibliotekat me lektyra

29 January 2026
Ciceroni

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Miratoi dërgimin

29 January 2026
Ciceroni

Bashkësia Islame e Kosovës publikon vaktinë e

29 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Presidentja maqedonase dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë:

5 August 2025

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, i ka quajtur të turpshme thirrjet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.