Tuesday 12 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ dhe UP diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik në fushën e historisë

Kosova në turneun e FIBA YDF-së në Rumani

KQZ: Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Asllani: Ëndrra për Ligën e Kampionëve mbetet gjallë

Eurovision 2026 nis sonte në Vjenë, Shqipëria garon në gjysmëfinalen e dytë

Bie çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Sqarim editorial dhe publikim i reagimit lidhur me historikun e KV “Drita” nga Gjilani

AAK mban mbledhjen e Këshillit: Votohet Ardian Gjini për bartës të listës dhe kandidatët për

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt

 Presidentja maqedonase dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: U turpëruam! “Plumba urrejtjeje” ndaj bashkëqytetarëve tanë
Lajme

Presidentja maqedonase dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: U turpëruam! “Plumba urrejtjeje” ndaj bashkëqytetarëve tanë

5 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, i ka quajtur të turpshme thirrjet antishqiptare gjatë një eventi sportiv në Kumanovë.

Reagimi i saj të martën mbylli majën e piramidës institucionale të vendit, nga kryeministri te anëtarë të kabinetit dhe opozita politike, që i denoncuan si të papranueshme mesazhet raciste dhe ksenofobe të dëgjuara në ndeshjen e basketbollit mes kombëtareve të Maqedonisë Veriore dhe Rumanisë.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë — por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar,” shkroi presidentja maqedonase në Facebook.

Mesazhe të llojit “Shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur” dhe “Maqedoni e pastër” ishin disa nga parullat e shqiptuara nga tribuna ditën e shtunë në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski me një delegacion qeveritar, si dhe të kryebashkiakut të Kumanovës.

“Ju kujtoj se turpi nuk është vetëm për ata që preken nga këto fjalë, dhe nuk preken vetëm ata që dalin në sallë apo në fushë, por edhe ata që shohin dhe dëgjojnë për shkak të përhapjes së pakufishme. Duhet t’i rezistojmë urrejtjes, të kultivojmë brohoritjet, të mësojnë të brohorasim, të intensifikojmë betejën kundër paragjykimeve dhe përplasjeve mes ‘të ndryshmëve’. Duhet të njihemi, ta ndalim epideminë e urrejtjes, të reagojmë në kohë, ta ndëshkojmë atë. Brohoritja me pasion nuk është kurrë fyese dhe agresive,” përfundoi presidentja Siljanovska Davkova.

Reagimet për incidentin në Kumanovë kanë qenë të shumta nga zyrtarët më të lartë edhe në Shqipëri e Kosovë. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut po ashtu e dënoi gjuhën e urrejtjes të shprehur nga një grup i vogël tifozësh, të cilët kanë nisur të hetohen nga Prokuroria Publike e Kumanovës.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit njoftoi po se ka nisur një hetim të vetin në bashkëpunim me me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit.

Share This:

Tags: Kumanova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

UKZ dhe UP diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

12 May 2026
Futboll

Kosova në turneun e FIBA YDF-së në

12 May 2026
Arte tjera

20 filma shqiptarë do të transmetohen në

12 May 2026
Lajme

KQZ: Sot përfundon afati për dorëzimin e

12 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Avokati Bajrami për rastin “Kumanova”: Po zhvillohen

9 May 2023

Avokati Ibrahim Bajrami ka bërë të ditur se dy procese janë duke u zhvilluar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.