Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti pret në takim shefin e Këshillit Evropian

Osmani: Të hiqen masat, në fokus të dialogut njohja reciproke

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kryehet operacion i rrallë e kompleks

Kreu i Bujanocit, Arbër Pajaziti uroi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri

Parashikimi i motit për të mërkurën, 14.05.2025

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

 Analisti serb nga Beogradi: Vuçiq dëshiron ta radikalizojë sa më shumë situatën në veri të Kosovës
Lajme

Analisti serb nga Beogradi: Vuçiq dëshiron ta radikalizojë sa më shumë situatën në veri të Kosovës

12 November 2022 0 Comment 4 min read

AA

Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike në Beograd, Dragan Popoviq, thotë se dalja e serbëve te veriut nga institucionet e Kosovës është një demonstrim i fuqisë së Aleksandar Vuçiqit, për të treguar se ai ende ka potencial për të ndikuar në stabilitetin rajonal.

Popoviq tha se shumica e serbëve nga veriu i Kosovës nuk i marrin vet vendimet e rëndësishme për jetën e tyre, siç karriera profesionale apo edhe vendbanimi, por jetën e tyre e kanë lënë në duar pushtetit autoritar dhe të korruptuar serb.

“Cilado qoftë zgjidhja për Kosovën, këta njerëz tashmë kanë humbur gjënë më të çmuar që kishin – mundësinë për të ndikuar vet në fatin e tyre, dhe kjo është një tjetër tragjedi e shkaktuar nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit me qëllim të forcimit të sistemit të sundimit personal në Serbi”, tha Popoviq, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse dhe kur serbët do të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në institucionet e Kosovës, Popoviq tha për “Danas” se largimi i serbëve te veriut nga institucionet e Kosovës është një demonstrim i fuqisë së Aleksandar Vuçiqit, për të treguar se ai ende ka potencial për të ndikuar në stabilitetin rajonal.

“Besoj se pas vendimit qëndron një kombinim i arsyeve të ndryshme, nga të cilat jo të gjitha patën  ndikim të barabartë. Kryesorja është sigurisht mesazhi për bashkësinë ndërkombëtare se ekziston mundësia e përshkallëzimit të konfliktit nga pala serbe dhe se ky faktor duhet të merret parasysh”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, Popoviq potencon se, “autoriteteve serbe gjithsesi iu duhet ta radikalizojnë situatën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që çdo zgjidhje të mundshme të ardhshme ta paraqesin si më të mirën e mundshme në atë moment ose të paktën si një të keqe më të vogël në krahasim me luftën, spastrimin etnik apo skenarë të ngjashëm katastrofikë”.

“Nuk kam dyshim se ka një rivalitet të konsiderueshëm edhe ndaj Kurtit, i cili, ndryshe nga paraardhësit e tij, sillet në mënyrë të ngurtë dhe nuk tregon gatishmëri as për t’u dorëzuar, as për t’iu përshtatur presioneve nga perëndimi. E gjithë kjo së bashku solli vendimin për largim nga institucionet e Kosovës”, shpjegon Dragan Popoviq.

Ai, megjithatë, beson se kthimi i serbëve në institucione do të jetë edhe pjesë e vlerësimit politik të autoriteteve në Serbi, nëse kjo mund të paraqitet si fitore e politikës së Vuçiqit.

“Në përgjithësi, më së paku pyeten vetë serbët në veri të Kosovës, të cilët kushedi për të satën herë janë monedhë për kusuritje”, tha Popoviq.

Share This:

Tags: Analistet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Ansambli “Gjilani” kthehet nga festivali “

14 May 2025
Lajme

Kurti pret në takim shefin e Këshillit

14 May 2025
Lajme

Osmani: Të hiqen masat, në fokus të

14 May 2025
Lajme

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kryehet

14 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.