Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti pret në takim shefin e Këshillit Evropian

Osmani: Të hiqen masat, në fokus të dialogut njohja reciproke

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kryehet operacion i rrallë e kompleks

Kreu i Bujanocit, Arbër Pajaziti uroi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri

Parashikimi i motit për të mërkurën, 14.05.2025

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

 Analistët tregojnë se pse Macron nuk arriti t’i ulë në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiqin
Lajme

Analistët tregojnë se pse Macron nuk arriti t’i ulë në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiqin

12 November 2022 0 Comment 6 min read

AA

Në Forumin e Paqes në Paris ishin pjesëmarrës edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kurse një takim i pritur ndërmjet tyre nuk ndodhi. Njohës të proceseve politike tregojnë arsyet që mund të kenë çuar në dështimin e këtij takimi dhe përgjegjësit për një epilog të tillë.

Përpara se Kryeministri Kurti të nisej në Paris, për forumin e Paqes atje, pati lënë të hapur mundësinë për një takim të mundshëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Por, kur forumi gjendet në ditën e fundit të punimeve nuk ka ndonjë shenjë se takimi mund të ndodhë.

Nga Zyra e Kryeministrit gjatë të shtunës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.

Analisti politik Gazmir Raci thotë se dallimet mes dy krerëve të shteteve aktualisht janë shumë të theksuara, ndaj një takim në këto momente, sipas tij, mund ta kishte nxitur edhe më shumë situatën.

“Duket se dallimet janë shumë të mëdha mes Serbisë edhe Kosovës, sidomos te çështja e zhbllokimit të çështjes së targave edhe në momentin kur nuk ka përafrim të qëndrime zakonisht nuk preferohet të shkohet në takime të mëdha, sepse mundet ta cenojë edhe më shumë procesin”, ka thënë Raci.

Në anën tjetër ligjëruesi universitar Abit Hoxha vlerëson se është pozitiv fakti që takimi nuk ka ndodhur në Paris, pasi siç shprehet ai, Franca nuk ka ndikim mbi Kosovën e as mbi Serbinë.

“Mendoj se takimi nuk ka ndodhë për shkak se asnjëra palë nuk e ka interes marrëveshjen. Nuk mund ta di se kush ka hezituar, por Kryeministri i Kosovës nuk duhet të ulet në një tavolinë me Vuçiqin pa ShBA-të. Përkrahjen e tillë ka filluar ta humbë seriozisht. Franca edhe ashtu nuk ka ndonjë ndikim as tek Vuçiq e as te Kurti për t’i bindur, pasi që tashmë nuk ka asnjë mundësi kushtëzimi apo mjet për t’i bindur palët. Në raport me Kosovën, ka vetëm liberalizimin që është temë jo edhe aq e këndshme në qarqet diplomatike, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet”, tha Hoxha.

Gazetari shqiptar që punon në Beograd, Idro Seferi ka thënë për Radio Dukagjinin se gjasat janë që presidenti serb Vuçiq ka refuzuar takimin.

“Po sigurisht nuk ka pasur gatishmëri të diskutohet për pjesën se si mund të bëhet marrëveshja. Serbia e ka hedhur poshtë mundësinë e planit franko-gjerman dhe nga ana tjetër mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë që të thotë se Kosova tani ka obligime ndaj serbëve në mënyrë që të vazhdohet dialogu. Në këtë lloj atmosfere Vuçiq mund të mos ketë pranuar. Besoj se ai ka qenë personi që ka refuzuar, ani pse është munduar ta tregojë vetën si më të mirëpritur te presidenti francez Macron në dallim prej burrështetasve të tjerë, duke thënë se takimi i tij me të ka zgjatur më shumë”, ka theksuar Seferi.

Ndërkaq analisti tjetër Arbnor Sadiku thotë se Macroni nuk mund t’i bindë palët të ulen në tavolinë për faktin se Kosova nuk ka më besim në Francën.

“Kjo nuk ndodhi mendoj për faktin që Serbia dhe Vuçiqi nuk do të pranojnë të ulen në tavolinën e bisedimeve përderisa Kurti mos të tërheqë vendimin për targat. Duke pasur parasysh një tërheqje e këtij vendimi do t’i jepte mundësi perspektivës së dialogut dhe perspektivës së qytetarëve të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Sadiku.

Kryeministri Albin Kurti që nga e enjtja ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku pjesëmarrës ka qenë edhe presidenti serb Aleksandër Vuqiq.

Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel në gusht të këtij viti. 

Share This:

Tags: Macron
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Ansambli “Gjilani” kthehet nga festivali “

14 May 2025
Lajme

Kurti pret në takim shefin e Këshillit

14 May 2025
Lajme

Osmani: Të hiqen masat, në fokus të

14 May 2025
Lajme

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kryehet

14 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Edi Rama nis vizitën zyrtare në Francë

11 April 2024

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë,

Lajme

Zyra e Macron sqaron qëndrimin për çështjen

17 October 2023

Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të

Lajme

Macron i dorëzon shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën

16 October 2023

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.