Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu.
Ditë më parë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, kur u pyet nga gazëtarët për rikthimin e ish-ministrit Agim Veliu, ai u përgjigj shkurt duke thënë se “të gjithë do t’i bëjmë bashkë”.
Agim Veliu nuk ishte përfshirë në listën e LDK-së si kandidat për deputetë në dy palë zgjedhjet e mbajtura më 2025.
Më herët ishte kryetar i Podujevës, deputet dhe ministër i Punëve të Brendshme.
Pas rezultatit që LDK-ja mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Veliu, kërkoi dorëheqjen e liderit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Mospërfshirjen e tij në këto zgjedhje, Veliu e kishte quajtur padrejtësi të pashembullt.
