Gjilani nderon dëshmorët në 28 Nëntor, mbahet seancë solemne
Aktivitetet për Ditën e Flamurit në Gjilan nisën me homazhe te Kodra e Dëshmorëve dhe vazhduan me seancë solemne të Kuvendit Komunal.
Me rastin e 28 Nëntorit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me përfaqësues institucionalë, ka bërë homazhe te Kodra e Dëshmorëve, në nderim të atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Shënimi i kësaj feste vazhdoi me seancë solemne të Kuvendit Komunal, ku u rikujtua rëndësia historike e 28 Nëntorit dhe sakrifica e brezave për liri.

Hyseni, me këtë rast, uroi të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit, duke përfunduar me mesazhin: “Lavdi dëshmorëve të kombit! Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!”.
