Thursday 26 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi për mbështetjen financiare për familjet strehuese

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent dhe vendime të tjera në seancën e dhjetë

Kosova triumfon bindshëm ndaj Belgjikës dhe siguron gjysmëfinalen e “IHF Nations Trophy”

Në vigjilje të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, “VJESHTA LETRARE E GJILANIT” VLERËSON POEZINË

Mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

Komuna e Gjilanit mbështet 1,084 fermerë me subvencione në vlerë prej 171,200 euro.

Nisin konsultimet për formimin e koalicionit në KKSH

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrton disa çështje me rëndësi në mbledhjen e XI të rregullt

Bujar Nevzati ngre një sërë shqetësimesh në Kuvendin Komunal të Gjilanit: Ambulanca, punimet infrastrukturore dhe

“Fëmijët për flamurin” – Shtëpia e Kulturës në Kamenicë mbushet me ngjyrat kuq e zi

 Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi për mbështetjen financiare për familjet strehuese
Lajme Shëndeti

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi për mbështetjen financiare për familjet strehuese

26 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 26 nëntor 2026 – Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka falënderuar Kuvendin e Gjilanit për votimin e propozim vendimit për subvencionimin e familjeve strehuese, duke thënë se Gjilani bëhet komuna e dytë në nivel vendi për nga mbështetja financiare për familjet strehuese.

Ky vendim paraqet një hap konkret dhe shumë të rëndësishëm në mbështetje të familjeve që me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi hapin dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre për fëmijët që kanë nevojë për kujdes, siguri dhe një ambient familjar.

Me këtë vendim, Gjilani bëhet komuna e dytë në nivel vendi për nga madhësia e mbështetjes financiare për familjet strehuese.

Mbështetja financiare nga Komuna e Gjilanit do të jetë:

– 200 euro mbështetje bazë për familjen strehuese.

– 100 euro shtesë për çdo fëmijë të strehuar.

Kështu, mbështetja mujore do të jetë:

– Familja me 1 fëmijë: 300 euro.

– Familja me 2 fëmijë: 400 euro.

– Familja me 3 fëmijë: 500 euro.

Për familjet që strehojnë fëmijë me aftësi të kufizuara:

– 200 euro mbështetje bazë për familjen.

– 200 euro shtesë për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara.

Kjo mbështetje nga Komuna e Gjilanit i shtohet mbështetjes financiare që familjet strehuese tashmë e përfitojnë nga niveli qendror.

Përmes këtij njoftimi, ftojmë të gjitha familjet që kanë vullnet dhe dëshirë të bëhen familje strehuese, që të lajmërohen pranë institucioneve përkatëse dhe të informohen për procedurat dhe mundësitë e strehimit familjar.

Ky vendim është më shumë se mbështetje financiare. Është vlerësim për familjet që marrin përsipër një përgjegjësi të jashtëzakonshme humane dhe një investim në mirëqenien, dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve. 

“Si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojmë të punojmë për politika konkrete që vendosin fëmijën, familjen dhe mirëqenien e qytetarëve në qendër të përgjegjësisë sonë institucionale. Sepse çdo fëmijë meriton një familje, dashuri, kujdes dhe siguri!”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu. 

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi

26 November 2026
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent

26 November 2026
Lajme

Kosova triumfon bindshëm ndaj Belgjikës dhe siguron

26 November 2026
Lajme

Në vigjilje të 28 nëntorit – Ditës

26 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent

26 November 2026

Seanca e udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku përfshiu edhe subvencionimin e familjeve strehuese, raportin e

Lajme

Komuna e Gjilanit mbështet 1,084 fermerë me

26 November 2026

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, ka realizuar sot shpërndarjen e

Lajme

Kushtrim Jakupi largohet nga drejtimi i Shkollës

26 November 2026

Pas 14 vitesh në krye të Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.