Sunday 22 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shiroka-Pula në Ditën e Alfabetit: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Dita e Alfabetit, Rama: Gjuha shqipe – kujtesa e kombit dhe fryma e së ardhmes

Stuhia e erës shkakton dëme në Gjilan, ekipet emergjente intervenojnë në disa lokacione

Viti: 33 VJET NGA TRAGJEDIA E OHRIT – KUJTIM, DHIMBJE DHE PËRULJE PARA VIKTIMAVE!

SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan organizon aktivitet për të drejtat e fëmijëve

UKZ vazhdon punën për hartimin e raportit për monitorimin e Treguesve të Performancës

FSK avancon kapacitetet profesionale përmes Kursit për Instruktorë me ekipin SATMO të Ushtrisë Amerikane

Kamenica siguron furnizim me 35 lloje barnash dhe vitaminash për pensionistët

ZKA-ja auditon programet e mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

 Elisa Spiropali: “Sikur çoç më ndodhi“ – Kjo jam unë, të tjerat janë llafe kafeneje
Opinione

Elisa Spiropali: “Sikur çoç më ndodhi“ – Kjo jam unë, të tjerat janë llafe kafeneje

22 November 2026 0 Comment 6 min read

AA

Elisa Spiropali ka publikuar një opinion me titull “Sikur çoç më ndodhi”, në të cilin, përmes një rrëfimi personal dhe një gjuhe të drejtpërdrejtë, shpreh qëndrimin e saj ndaj zhvillimeve të fundit, kritikave dhe reagimeve për të. Në këtë shkrim, Spiropali përdor krahasime historike, figura mitologjike dhe referenca nga jeta e përditshme për të përcjellë mesazhin e saj mbi qëndrueshmërinë, drejtësinë dhe raportin me Shqipërinë.

Në përmbyllje, ajo thekson lidhjen e saj me vendin dhe qytetarët, duke e mbyllur opinionin me fjalinë: “Kjo jam unë. Të tjerat janë llafe kafeneje.”

Sikur çoç më ndodhi

Ca që s’më njohin janë të habitur, sikur çoç më ndodhi.

U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qeniet mitologjike që, po t’ua presësh një kokë, u dalin shtatë të tjera.

Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, një, shtatë apo shtatëmbëdhjetë, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim, unë për askënd mëshirë nuk kam.

Për të mos u habitur për çfarë ndodh ose nuk ndodh me mua, duhen ditur disa gjëra, duhen pasur disa njohuri.

Për shembull, duhet ditur se, në një tjetër kohë, në një tjetër shekull, kur demokracia ende nuk ishte shpikur, nëse do të isha Perandoreshë e Kinës, për ta mbrojtur botën nga shpirtzinjtë, do të ndërtoja një Mur Kinez njëqind herë më të gjatë dhe dhjetë herë më të gjerë e më të lartë. Ndërsa, po të isha Kleopatra, pa m’u trembur syri, pa më lëvizur nervi, do të dënoja ose do të falja gjithkënd që e meriton dhe do të shkoja të flija e qetë si qengj, sepse bëra atë që duhej bërë për të mirën e vendit tim, që e dua pafund.

Unë nuk lexoj as dëgjoj gazeta që kërcënojnë, shkrime që tregojnë përralla, portale që shpifin, televizione që thurin intriga, hajdutë që hiqen të ndershëm nëpër banaqe dhe të tjera dreqnira provizore. Në vend të të gjitha këtyre, unë bëj diçka të thjeshtë dhe madhështore, të përhershme dhe të pavdekshme. Ulem e lexoj libra. Kurrë në kompjuter. Vetëm në letër.

Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë. Specialitetet që servir janë më të këqijat. Ajo që pëlqej unë nuk është havjari, as korani. Është byreku me spinaq ose hithra në një katund të Kelmendit, Zadrimës, Kolonjës, Labërisë. Mu në mes të fshatit. Mu nën hijen e lisit të kuvendit. Dhe ajo që pi unë nuk është as vera, as shampanja, por uji ose dhalla.

Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari.

Unë jam si dhia. Ha gjëra të zgjedhura duke u ngjitur e zbritur nëpër shkrepa, pa u frikësuar se rrëzohem nga shkëmbi, jo më të rrëzohem e të ngjitem nga froni apo kolltuku, që s’më bëjnë asnjë përshtypje.

Unë ngul këmbë si mushka për diçka të drejtë. Jo me javë e me muaj, por deri në fund të frymës, deri matanë jetës e përtej vdekjes.

Ajo që unë urrej me gjithë shpirt dhe e konsideroj të keqen më të rrezikshme, janë hajdutët dhe manipuluesit që mbahen për liberalë, kozmopolitë, të drejtë, të zgjuar, europianë, por janë tiranë.

Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet, nxij ditën, zbardh natën.

Unë jam ajo që mbaj ndezur zjarrin.

Unë jam ajo që e tillë nuk u bëra, por e tillë isha dhe do të jem e tëra që kur linda.

Unë nuk kam një, unë kam 10 milionë zemra të kuqe të përgjakura, të cilat ua fal të gjitha 10 milionë shqiptarëve, kudo ku janë, të rrahin të lira, secila me muzikën e vet, të gjitha bashkë me muzikën më të bukur të botës, atë të dashurisë së pafundme për Shqipërinë, prej së cilës presim veç një shkelje syri për të bërë gjithçka.

Kjo jam unë.

Të tjerat janë llafe kafeneje.

Dhe ka që habiten, sikur çoç më ndodhi në një mbledhje.

Share This:

Tags: Elisa Spiropali
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Shiroka-Pula në Ditën e Alfabetit: Lufta për

22 November 2026
Opinione

Elisa Spiropali: “Sikur çoç më ndodhi“ –

22 November 2026
Sport

Lara Colturi shkruan historinë, himni shqiptar jehon

22 November 2026
Futboll

Ballkani kërkon rikthimin te fitorja, Drita synon

22 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

BOMBË / Elisa Spiropali i del kundër

28 April 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka publikuar një status të fortë ku

Lajme

Spiropali kujton 24 Marsin: “NATO mbrojti jo

25 March 2026

Tiranë, 25 mars – Elisa Spiropali, e cila në diskursin publik njihet si ish-ministre

Lajme

Spiropali – Osmanit: Shqipëria, mbështetje integrimit euro-atlantik

2 June 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.