Miratohet transferi i mjeteve për paga në Kuvendin Komunal
GJILAN – Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku miratoi kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore në kategorinë “Paga dhe Shtesa”.
Mbledhjen e drejtoi kryesuesja Arbnore Beqiraj-Fera. Të pranishëm ishin kryetari Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistët dhe drejtorët komunalë.
Pika e vetme në rend dite u prezantua nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, dhe u votua unanimisht nga të gjithë asambleistët e pranishëm.


