Monday 16 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë tregtimin dhe blerjen e energjisë elektrike me kompanitë

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, çështja pritet t’i kalojë votimit të anëtarësisë

Nxënësit e Gjilanit mësojnë si të veprojnë në raste emergjente, aktivitetet vazhdojnë në shkolla

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Ndërprerja massive në Trafikun ajror në SHBA! Sekretari i transportit sqaron arsyet: Duhen 50 miliardë

“Shfaqja që shkon keq” nga Podujeva shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit të 21-të

Dasmat e dikurshme në Malësinë e Bujanocit – një organizim me disiplinë ushtarake

Nga Xhemail Veseli – Dy gjigantë të letrave që nuk u takuan kurrë, ndonëse ishin

 UKZ prezantoi materialet e saj mësimore në trajnimin e projektit AGILE në Riga të Letonisë
Uncategorised

UKZ prezantoi materialet e saj mësimore në trajnimin e projektit AGILE në Riga të Letonisë

16 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  mori pjesë në punëtorinë e parë të trajnimit të projektit Erasmus+ AGILE (1st Retrain workshop), të mbajtur në Riga Technical University (RTU), Riga të Letonisë.

UKZ u përfaqësua nga z. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe menaxher i projektit AGILE, dhe z. Betim Berisha, udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Punëtoria mblodhi partnerët e projektit nga Greqia, Letonia, Polonia, Kenia, Shqipëria dhe Kosova, me fokus në temat e gjelbra dhe në metodat e reja të mësimdhënies. Pjesëmarrësit u trajnuan për hartimin e kurseve për grupe specifike të synuara, për përdorimin e teknologjive digjitale dhe të inteligjencës artificiale në mësimdhënie, si dhe për krijimin e materialeve për platformat e mësimit online. Programi përfshiu edhe prezantime për mundësitë e bashkëpunimit dhe të mobilitetit ndërkombëtar përmes Erasmus+, KA171, CEEPUS dhe BIP, si dhe vizita në laboratorët e RTU-së.

Në kuadër të punëtorisë, z. Selim Daku prezantoi materialet mësimore të përgatitura nga UKZ për kursin e hapur online të projektit: Modulin “Digital Transformation and Global Governance”, nga lënda “Gender and Digital Transformation in Diplomacy”. Moduli trajton transformimin digjital të administratës publike dhe të diplomacisë, qeverisjen globale të hapësirës digjitale, matjen e qeverisjes elektronike, si dhe çështjet e gjithëpërfshirjes, të barazisë gjinore dhe të qëndrueshmërisë. Materialet janë pjesë edhe e paketës “Green Digital Governance, Diplomacy and Inclusive Innovation”, të cilën e udhëheq UKZ. Përfaqësuesit e UKZ-së morën pjesë edhe në takimin e Komitetit Menaxhues të projektit, ku u diskutua progresi i zbatimit të pakove të punës, sigurimi i cilësisë, progresi financiar dhe shpërndarja e rezultateve, si dhe u dakorduan hapat e ardhshëm.

Projekti AGILE (Accelerating Green and Inclusive Learning Ecosystems) koordinohet nga Harokopio University of Athens dhe synon modernizimin e arsimit të lartë përmes ekosistemeve të të nxënit të orientuara drejt kompetencave, që integrojnë aftësitë e gjelbra, digjitale dhe të biznesit. Përmes kurrikulave inovative, laboratorëve modernë, platformave digjitale dhe bashkëpunimit universitet–industri, projekti synon rritjen e punësueshmërisë së studentëve dhe të forcoj kapacitetet institucionale.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për

16 November 2026
Uncategorised

UKZ prezantoi materialet e saj mësimore në

16 November 2026
Lajme

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë

16 November 2026
Arte Pamore

“Simfonia e Mbijetesës” – Zeqirja Rexhepi hapi

15 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për

16 November 2026

“Kosova është e Serbisë”, Marta Kos shpreh keqardhje për melodinë që nxiti reagime. Një

Lajme

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë

16 November 2026

Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi vjen si përgjigje ndaj bllokimit nga Serbia të

Arte Pamore Arte tjera Kulturë

“Simfonia e Mbijetesës” – Zeqirja Rexhepi hapi

15 November 2026

GJILAN/Montreal, 14 Nëntor – Piktori shqiptar Zeqirja Rexhepi, i njohur në art si ZEQA,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.