QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore
GJILAN / PRISHTINË – Punonjësit shëndetësorë të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, së bashku me drejtorin e QKMF-së dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, morën pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore, e mbajtur më 12 nëntor 2026 në Prishtinë.
Kjo konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për shkembimin e përvojave dhe avancimin e njohurive profesionale në fushën e menaxhimit të cilësisë, sigurisë së pacientit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.
Pjesëmarrja e ekipit të QKMF-së Gjilan dëshmon përkushtimin ndaj ofrimit të shërbimeve sa më të sigurta dhe cilësore për qytetarët

