Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit
GJILAN – Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, KOPF në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi të Komunës së Gjilanit dhe QKMF-në në Gjilan organizon Karvanin Shëndetësor “PërSHËNDETje” me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, parandalimit të tij dhe promovimit të një stili të shëndetshëm jetese.
Gjatë këtij aktiviteti qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime falas që përfshijnë matjen e nivelit të sheqerit në gjak, matjen e tensionit të gjakut, si dhe matjen e peshës dhe gjatësisë trupore me llogaritjen e indeksit të masës trupore.

Po ashtu do të ofrohet këshillim profesional për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, si dhe informim mbi ushqyerjen e shëndetshme, rëndësinë e aktivitetit fizik dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut.

Karvani do të mbahet të mërkurën më datë 11 nëntor 2026 nga ora 11:00 deri në ora 14:00 në Sheshin “Rexhep Mala” në Gjilan. Në rast reshjesh aktiviteti do të zhvillohet në sallën e SHFMU-së “Thimi Mitko”.
Bashkë për parandalimin e diabetit dhe për një komunitet më të shëndetshëm.
