Ahmet Isufi me dedikim për Bajram Isufin: Njeri i idealit të lirisë dhe i përkushtuar ndaj shtetndërtimit
Komandanti Ahmet Isufi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Bajram Isufit, duke e kujtuar atë si njeri të idealit të lirisë, të edukuar në traditën patriotike të familjes së Idriz Seferit dhe të përkushtuar në angazhimin për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Në dedikimin e tij, Ahmet Isufi ka vlerësuar edhe angazhimin e Bajram Isufit pas çlirimit të vendit, kur, sipas tij, shtetndërtimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve të Gjilanit mbetën prioritet i veprimtarisë së tij.
Më poshtë, dedikimi i plotë:

Dedikim për Bajram Isufin
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut të idealit të lirisë, Bajram Isufi.
I edukuar dhe i frymëzuar në traditën e familjes së madhe të Idriz Seferit, i rrethuar nga idealistë, veprimtarë e luftëtarë, Bajrami me tërë qenien do të angazhohej për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Edhe pas çlirimit të atdheut, me energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm, prioritet i angazhimit të tij do të mbetej shtetndërtimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve të Gjilanit.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që bashkëndjejnë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Bajramit!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Ahmet Isufi
