Derbi me fitore, kryesim dhe incidente: Drita 1:2 Prishtina
Prishtina mposht Dritën 1-2 në Gjilan dhe merr kryesimin e Superligës
GJILAN – Prishtina ka fituar derbin kundër Dritës me rezultat 1-2 në ndeshjen e mbetur të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe është ngjitur në krye të tabelës.
Golat për kryeqytetasit i shënuan Blend Baftiu dhe Ardrian Hasani, ndërsa për vendasit realizoi Blerim Krasniqi. Fitorja vjen vetëm disa ditë pasi Drita e kishte mposhtur Prishtinën 3-0 në Hajvali.
Përballja u shoqërua edhe me incidente. Në afërsi të stadiumit pati një përleshje të shkurtër mes tifozëve, e cila u ndal nga Policia. Pas ndeshjes, autobusi i FC Prishtinës u vandalizua nga disa tifozë të Dritës.

Me këtë fitore, të gjitha skuadrat e Superligës kanë kompletuar nga 12 ndeshje. Prishtina largohet nga Gjilani me tri pikë dhe me pozitën e liderit.
