Derbi në Podujevë, dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovë
Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë në derbin e javës.
Pas ndeshjes së djeshme mes Ballkanit dhe Drenicës, e fituar nga therandasit 4-0, elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy duele të rëndësishme të javës së 12-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi pret Prishtinën në një përballje që gjithmonë sjell rivalitet dhe interes të madh. Dy skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme, ndërsa dueli në Podujevë pritet të jetë kryendeshja e ditës.

Në ndeshjen tjetër, Drita përballet me Vushtrrinë. Gjilanasit synojnë të shfrytëzojnë fushën vendase dhe formën e mirë për të vazhduar me fitore, ndërsa Vushtrria do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në një udhëtim të vështirë.
Të dyja ndeshjet e sotme janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.
Pas dy ndeshjeve të sotme, java e 12-të e Albi Mall Superligës do të vazhdojë edhe nesër me dy përballjet e fundit të xhiros, Malisheva-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Gjilani.
