Kolegët nga DKA-së në Gjilan urojnë Fadil Shabanin për pensionimin
Kolegët e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan kanë uruar Fadil Shabanin me rastin e pensionimit, duke vlerësuar bashkëpunimin shumëvjeçar, përkushtimin profesional dhe cilësitë e tij njerëzore.
Në një mesazh urimi, kolegët e tij kanë shprehur mirënjohje për korrektësinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që Shabani ka treguar gjatë afro 20 vjetësh punë të përbashkët.

Ata kanë theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë dhe qasjen korrekte ndaj kolegëve, duke i uruar shëndet, lumturi dhe shumë vite të bukura në kapitullin e ri të jetës, pranë familjes dhe njerëzve të dashur.

Me rastin e pensionimit, kolegët i kanë uruar Fadil Shabanit pensionim të mbarë dhe gjithë të mirat në vazhdim të jetës.
