ZYRTARE: HARRY KANE FITON TOPIN E ARTË 2026!
Sulmuesi i Bayernit shpallet më i miri në botë në ceremoninë e France Football
LONDËR – Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të revistës France Football u mbajt mbrëmë në Londër.
Kapiteni i Anglisë dhe golashënuesi i Bayern Munich e fitoi për herë të parë çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Të gjithë fituesit e natës:
- Më i miri në botë: Harry Kane – Bayern, Angli
- Më e mira në botë: Alexia Putellas – Barcelona, Spanjë
- Golashënuesi më i mirë: Harry Kane – Bayern, Angli dhe Charlyn Corral – Pachuca, Meksikë
- Talenti më i mirë: Lamine Yamal – Barcelona, Spanjë
- Talenti më i mirë te femrat: Vicky Lopez – Barcelona, Spanjë
- Trajneri më i mirë: Luis de la Fuente – Spanjë
- Trajnerja më e mirë: Pere Romeu – Barcelona
- Portieri më i mirë: Unai Simon – Athletic Bilbao, Spanjë
- Portierja më e mirë: Cata Coll – Barcelona, Spanjë
- Ekipi më i mirë për meshkuj: PSG
- Ekipi më i mirë për femra: Barcelona
- Çmimi Socrates: Bukayo Saka – Arsenal, Angli

Sezoni fantastik i Kane
Sezonin e kaluar Kane shënoi mbi 50 gola për Bayernin gjerman dhe me të fitoi “dublën” në Gjermani.
Me Anglinë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe fitoi medaljen e bronztë.

Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Kane tha:
“Të fitosh këtu në Londër është diçka shumë e veçantë për mua. Ishte e vështirë të zgjidhej lojtari më i mirë këtë sezon. U ndesha me klasa të mëdha. Faleminderit të gjithëve që votuan për mua. E dëshmova se puna shpërblehet. Shokët e skuadrës më bënë lojtar më të mirë. E dedikoj këtë çmim edhe për trajnerin Kompany që është në spital. Si lojtar dhe si njeri jam përmirësuar nën drejtimin e tij. Ky çmim është edhe për shokët e mi nga Anglia. Është nder për mua ta përfaqësoj vendin tim dhe të jem kapiten”.
