Wednesday 14 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë

SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë vlerëson 4 media lokale gjilanase për bashkëpunim

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues – Afati plotësues në nivelin Master 2026/2027

Protesta në Tiranë shoqërohet me dhunë, sulmohen institucione, biznese dhe prona

Paralajmërimi i Anthropic: Inteligjenca artificiale mund të përhapet në pajisjet e zakonshme

TRADITA E NPL TREGUT VAZHDON DEKADA ME RADHË – NËN TË NJËJTËN ÇATI, TREGËTIA VAZHDON

Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

Qeveria miraton Projektligjin për themelimin e Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Vazhdimësia e lidershipit rinor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” – Ardit Çoçaj kryetar i ri i

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të CoVE Kosovo

 Protesta në Tiranë shoqërohet me dhunë, sulmohen institucione, biznese dhe prona
Lajme

Protesta në Tiranë shoqërohet me dhunë, sulmohen institucione, biznese dhe prona

14 October 2026 0 Comment 5 min read

AA

Protesta e nisur që prej orës 11:00 të paradites në Tiranë është shoqëruar me përshkallëzim të tensioneve, akte dhune dhe dëmtime të shumta materiale. Protestuesit kanë shkaktuar dëme përgjatë aksit kryesor që lidh qendrën e kryeqytetit me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata goditën dhe thyen kamera sigurie, semaforë dhe tabela reklamash përgjatë rrugës që lidh qendrën e Tiranës me Kryeministrinë.

Lëvizja e turmës ka përfshirë goditjen e një sërë godinash të institucioneve dhe ambienteve private. Veç Ministrisë së Arsimit dhe bizneseve në Rrugën e Durrësit, sulmeve nuk u ka shpëtuar as Piramida e Tiranës dhe institucionet qendrore.

Pjesëmarrësit në protestë sulmuan me radhë të gjitha institucionet shtetërore duke nisur nga Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit si dhe ndaj Bankës së Shqipërisë. Dhunës së protestuesve nuk i ka shpëtuar as Piramida në kryeqytet. Ata kanë thyer xhamat dhe sulmuar bizneset në brendësi.

Gjatë përpjekjeve për të sulmuar godinën e Kryeministrisë me lëndë piroteknike dhe shishe me lëndë djegëse, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbrojtur perimetrin e sigurisë dhe për të shpërndarë turmën me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion. 

(16:22) Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Ministrisë së Arsimit

Vijon protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione, pasi një grup protestuesish të maskuar kanë shkulur kangjellat që ndajnë rrugën nga trotuari dhe kanë hedhur molotovë, gurë dhe lëndë plasëse në drejtim të godinës së institucionit. Në katin e parë dhe të dytë të godinës janë hedhur edhe mjete piroteknike duke i vënë flakën ambienteve.

Përballë situatës së krijuar, Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me autobotë dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Marshimi nisi para orës 14:00, pasi studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit Politeknik dhe Fakultetit të Mjekësisë bojkotuan mësimin për t’iu bashkuar protestës, por edhe disa shkolla në kryeqytet.

Policia ka hedhur vazhdimisht ujë për të shpërndarë turmën dhe për të mos i lejuar të dëmtojnë objektet. Nga ana tjetër protestuesit iu kanë vënë flakën kazanëve dhe kanë shkulur pllakat e trotuareve duke i hedhur drejt institucioneve dhe policisë.

Situata e sotme vjen një ditë pas protestës së zhvilluar më 13 tetor, e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, dëmtime materiale dhe persona të lënduar.

Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit shkulën kangjellat e trotuarit dhe dëmtuan një prej portave të oborrit, duke mundësuar hyrjen e një grupi brenda hapësirës së brendshme të godinës.

Më tej, persona të maskuar hodhën kapsolla, gurë, vezë, molotovë dhe pllaka trotuari në drejtim të godinës dhe efektivëve të policisë, duke thyer disa nga xhamat e fasadës.

Për të zmbrapsur sulmin dhe për të rivendosur rendin, Policia e Shtetit ndërhyri përmes përdorimit të sprajit me piper, gazit lotsjellës dhe ujit me autobotë që ndodheshin në gatishmëri.

16 persona u arrestuan, ndërsa 49 të tjerë janë proceduar. Gjashtë persona mbetën të lënduar dhe po marrin mjekimin e duhur në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej tyre janë kalimtarë, ndërsa tre të tjerët janë protestues. Po ashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 6 efektivë./RTK

Share This:

Tags: Tirana
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së

14 October 2026
Lajme

SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë vlerëson

14 October 2026
Lajme

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues

14 October 2026
Lajme

Protesta në Tiranë shoqërohet me dhunë, sulmohen

14 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së

14 October 2026

Protestuesit i kanë vënë flakën ministrisë së rradhës. Protestuesit i kanë vënë flakën edhe

Lajme

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë,

28 September 2026

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 90 minuta. Top

Lajme

Tiranë: Finalizohet operacioni “Hijet”, 2 të arrestuar

13 April 2026

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Hijet”, pas një kallëzimi për rrëmbimin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.