Trazirat në protestat studentëve, Policia e Shtetit nxjerr urdhër urgjent për efektivët
Identifikimi i efektivëve, ndalimi i kontrollit të telefonave pa urdhër gjykate dhe prania e prindit apo psikologut gjatë procedurave ndaj të miturve janë disa nga detyrimet e përcaktuara në shkresën drejtuar strukturave policore.
Policia e Shtetit ka udhëzuar komisariatet në Tiranë dhe strukturat në Krujë të marrin masa të menjëhershme për garantimin e të drejtave të të miturve, në kontekstin e protestave të fundit të studentëve.
Në shkresën e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kërkohet zbatimi i plotë i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe i legjislacionit në fuqi.

Një ndër pikat kryesore është identifikimi i qartë i punonjësve të policisë gjatë shërbimit, përmes numrit identifikues, si dhe identifikimi i automjeteve të përdorura në operacione. /Koha Jone/
