Saturday 28 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fjalimi i Presidentes Shiroka Pula në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

Lugina: Nga Besim Nasufi te Fatlum Kadriu: Njihuni me 29 anëtarët e rinj të KKSH-së

Klubi letrar “Nositi” në Dardanë shënon 28 Nëntorin me orë letrare dhe konkurs poetik

73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në Gjilan është edhe Nëntor Shaqiri dhe katër të

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete në Turqi

Sokol Haliti shpreh ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe gazetarit Jonuz Fetahaj

Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës: Krenarë me ju, krenarë me Kosovën!

NPL “Tregu” SH.A. Gjilan uron 28 Nëntorin: Qoftë gjithmonë e gjallë dashuria për atdheun dhe

Topanicë, Kamenicë: Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare Idriz Ramiz Zubaku

Ohër: Begaj takon Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Shqipëria mbështet statusin kandidat të Kosovës në

 UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të CoVE Kosovo
Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të CoVE Kosovo

13 October 2026 0 Comment 4 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë, arsimit dhe aftësimit profesional dhe tregut të punës, përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE Kosovo.

Në Laboratorin STEM, në hapësirat e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në UKZ, fillimisht pjesëmarrësit u pritën në një ekspozitë të punimeve të studentëve.

Në hapje të aktivitetit Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte z. Arben Sahiti, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të reja në fushat STEM.

Më pas, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, z. Xhevdet Thaqi, prezantoi aktivitetet dhe objektivat e Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe, me fokus në zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm rajonal të shkathtësive përmes bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe aftësimit profesional, arsimit të lartë, industrisë dhe aktorëve të tjerë relevantë.

Në kuadër të aktivitetit u prezantua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në kuadër të CoVE Kosovo, i cili synon të krijojë një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim në arsimin dhe aftësimin profesional në fushat STEM.

Nëpërmjet këtij Memorandumi, mes UKZ-së/Qendrës CoVE  dhe palëve tjera nënshkruese që janë, DKA në Gjilan dhe Kamenicë, qendrave për aftësim profesional, kompanive dhe institucioneve nga tregu i punës, të gjitha së bashku shprehen gatishmërinë për të punuar në zhvillimin e programeve të mentorimit, praktikave profesionale, hackathon-eve dhe aktiviteteve praktike, bashkëzhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave dhe moduleve STEM, ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe trajnerëve, si dhe në kërkimin e përbashkët universitet–industri dhe identifikimin e nevojave të tregut të punës për shkathtësi STEM.

Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave të mira, promovimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në arsimin STEM, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Në përfundim të aktivitetit u zhvillua nënshkrimi solemn i Memorandumit të Mirëkuptimit, duke formalizuar angazhimin e palëve për të kontribuar në zhvillimin e shkathtësive profesionale, rritjen e atraktivitetit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe përafrimin e kompetencave me nevojat e tregut të punës.

CoVE STEM Europe është një iniciativë që synon adresimin e sfidave që lidhen me mungesën e fuqisë punëtore dhe mospërputhjen e shkathtësive, veçanërisht në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM), përmes krijimit të Qendrave Rajonale të Ekselencës Profesionale dhe ndërtimit të partneriteteve ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Kika reagon pas humbjes 2:1 ndaj Ramiz

27 November 2026
Lajme

Fjalimi i Presidentes Shiroka Pula në Samitin

27 November 2026
Lajme

Lugina: Nga Besim Nasufi te Fatlum Kadriu:

27 November 2026
Arte tjera

Klubi letrar “Nositi” në Dardanë shënon 28

27 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Esenyurt University

26 November 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Lajme

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ organizoi

23 November 2026

Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me

Lajme

UKZ vazhdon punën për hartimin e raportit

20 November 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur takimi për vazhdimin e punës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.