35 pika në rend dite në mbledhjen e Qeverisë, Projektligji për Specialen nuk përfshihet në agjendë
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë, e cila është paraparë të nisë në orën 10:00.
Sipas rendit zyrtar të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, në agjendën e mbledhjes janë gjithsej 35 pika.
Pjesë e rendit të ditës janë kryesisht ratifikimi i marrëveshjeve financiare, çështje që lidhen me shpronësimet, si dhe propozime për emërime.

Megjithatë, në agjendën e sotme nuk figuron si pikë e veçantë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
