Fantastike: Vashat e Kosovës shkruajnë histori në volejboll – triumfojnë bindshëm ndaj Algjerisë në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’
Kosova ka shënuar fitore të thellë 3–0 ndaj Algjerisë në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Vashat kosovare dominuan përballjen nga fillimi deri në fund, duke fituar tri setet me rezultatet 25:19, 25:10 dhe 25:14.
Me këtë paraqitje bindëse, Kosova regjistroi një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e Lojërave Mesdhetare, duke dëshmuar formë të mirë dhe dominim ndaj përfaqësueses së Algjerisë.

