Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova po ka për momentin në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 60 minuta.
Ndërkohë, në Muçibabë pritjet për dalje janë rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht nga 2 deri në 15 minuta, ndërsa për kamionë nuk raportohet pritje apo kolona të theksuara.
