Tuesday 13 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga e marta shtohen reshjet dhe ulen temperaturat, borë në zonat malore

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA (SHBA), REALIZOJNË USHTRIM TË PËRBASHKËT SIMULUES “VËRSHIMET”

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren për pastërtinë e qytetit këtë vjeshtë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Parashikimi i motit për të hënën, 12 tetor 2026

Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari Hyseni: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal

Tragjedi në Pogragjë: hetuesit dalin në vendin e ngjarjes

NPL TREGU SH.A. – Në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj të pandehurit V. R.

 Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur gjilanas, Nexhmedin Ymeri
Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur gjilanas, Nexhmedin Ymeri

14 July 2026 0 Comment 3 min read

AA

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në gazetari, teatër dhe jetën kulturore të qytetit.

I lindur më 24 mars 1949 në Gjilan, Nexhmedin Ymeri ishte një nga emrat më të njohur të gazetarisë lokale. Karrierën e nisi qysh në moshë të re me shkrime të botuara në “Rilindja” dhe “Zëri i Rinisë”, ndërsa në pranverën e vitit 1974 iu bashkua Radio Gjilanit, vetëm pak muaj pas themelimit të saj. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të këtij institucioni mediatik, duke shërbyer edhe si redaktor përgjegjës.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare punoi edhe në media të tjera, si Radio Energji, TV Vali dhe TV Men, si dhe bashkëpunoi me gazeta, revista dhe mediume të ndryshme në Kosovë. Ai mbeti gjithmonë besnik profesionit të gazetarit, edhe në periudhat më të vështira, duke e ushtruar këtë mision me përkushtim, guxim dhe përgjegjësi profesionale.

Përveç gazetarisë, Nexhmedin Ymeri dha një kontribut të rëndësishëm edhe në Teatrin e Gjilanit, ku interpretoi në dhjetëra role gjatë viteve dhe më pas shërbeu edhe si menaxher i teatrit. Për angazhimin dhe kontributin e tij shumëvjeçar në artin skenik, në vitin 2014 u nderua me Çmimin e Karrierës për Vepër Jetësore.

Gjatë jetës së tij ai u vlerësua me një sërë mirënjohjesh dhe çmimesh, ndërsa kujtohet si një njeri që jetoi me pasion për gazetarinë dhe teatrin, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë mediatike dhe kulturore të Gjilanit.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, kolegët, komunitetin e gazetarëve dhe botën e artit. Emri dhe vepra e Nexhmedin Ymerit do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë së gazetarisë dhe teatrit në Gjilan.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga e marta shtohen reshjet dhe ulen

13 October 2026
Lajme

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA

12 October 2026
Lajme

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren

12 October 2026
Lajme

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin

12 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA

12 October 2026

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me qytetin Sioux

Lajme

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin

12 October 2026

Sot, më 12 tetor 2026, ka ndërruar jetë Dr. Ukshin Ismajli, anesteziologu i njohur

Lajme

Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari Hyseni: Nesër

11 October 2026

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas lajmit të fundit të vrasjes së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.