Kurti fton në takim krerët e partive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e tri partive, PDK, LDK dhe AAK.
Kjo është konfirmuar për medie nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, tha ai per media.

Kurti kishte paralajmëruar se do t’i ftonte në takim krerët e partive pasi të certifikoheshin rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në anën tjetër, Ushtruesja e detyres se presidentes, Albulena Haxhiu tha dje gjatë ditës se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, tha mes tjerash ajo.
