Myftiu Tërnava viziton “Fshatin e Lumtur” në Gjilan, kompleksi i jepet në shfrytëzim Bashkësisë Islame për 25 vjet
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar kompleksin “Fshati i Lumtur” në Gjilan, i cili së fundmi i është dhënë në shfrytëzim Bashkësisë Islame të Kosovës nga Komuna e Gjilanit për një periudhë 25-vjeçare.
Myftiu Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti dhe përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, gjatë vizitës është njohur nga afër me hapësirat dhe mmundësitë që ofron ky kompleks.


Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, objekti pritet të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve edukative, fetare, kulturore dhe sociale, duke krijuar mundësi për organizimin e projekteve në shërbim të komunitetit.



Me këtë rast, Myftiu Tërnava ka shprehur mirënjohje ndaj institucioneve komunale të Gjilanit për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se kompleksi do të vihet në funksion të projekteve me interes të përgjithshëm për qytetarët.
“Fshati i Lumtur” tashmë hyn në një fazë të re të shfrytëzimit, me synimin që hapësirat e tij të shërbejnë për aktivitete dhe iniciativa të ndryshme të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan
