Tuesday 11 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

 Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon pas tensioneve në seancë: Nuk do të zmbrapsem nga ushtrimi i detyrës
Lajme

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon pas tensioneve në seancë: Nuk do të zmbrapsem nga ushtrimi i detyrës

26 June 2026 0 Comment 5 min read

AA


Pas zhvillimeve dhe përplasjeve në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku ka reaguar përmes një postimi publik, duke dënuar sjelljet që, sipas saj, cenuan punën institucionale dhe ushtruan presion ndaj saj.

Pas tensioneve që shoqëruan seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe përplasjeve ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka reaguar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka deklaruar se ngjarjet e ndodhura gjatë seancës përbëjnë një cenim të dinjitetit institucional dhe të funksionimit demokratik të Kuvendit. Latifi Kqiku ka akuzuar disa asamblistë të PDK-së për presion fizik dhe psikologjik ndaj saj, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga ushtrimi i detyrës së saj dhe se Kuvendi duhet të mbetet vend i debatit dhe argumentit.

Ja postimi i plotë i Krenare Latifi Kqikut:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal ishte një nga momentet më të rënda për demokracinë tonë lokale dhe dinjitetin institucional. Ajo që ndodhi sot nuk ishte debat politik, por një tentativë e pastër, primitive dhe e dështuar për frikësim, shantazh dhe bllokim të punës institucionale.

Sjellja e asamblistëve të PDK-së, përkatësisht e Riad Rashitit, ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadit, shef i grupit të asamblistëve, dhe Burhan Isufit, asamblist, të cilët rrethuan tavolinën time të punës duke ushtruar presion të papranueshëm fizik dhe psikologjik, nuk përfaqëson qytetarinë e Gjilanit.

Kur deklarova në seancë se “pesë burra po më rrinë mbi kokë”, nuk e thashë nga frika, por për të shpërfaqur publikisht mendësinë e tyre patriarkale dhe arrogante. Asnjë burrë, asnjë grup dhe asnjë subjekt politik nuk mund të më thyejë apo të më imponohet në ushtrimin e detyrës sime legjitime.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se asnjë lloj presioni nuk do të më zmbrapsë as edhe një milimetër nga ushtrimi i detyrës sime kushtetuese dhe ligjore. Uzurpimi i institucionit dhe bllokimi i proceseve nga ana e PDK-së nuk do të tolerohen në asnjë formë dhe nga askush. Kuvendi është vendi i argumenteve dhe i qytetarisë, jo i forcës fizike, i muskujve apo i sjelljeve kërcënuese që i takojnë së kaluarës.

Në fund, dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithëve që më keni shkruar dhe më keni ofruar mbështetje të jashtëzakonshme sot, pas atyre pamjeve të shëmtuara që u panë në media. Mesazhet tuaja janë forca ime. Kuvendi Komunal u takon qytetarëve, jo atyre që dëshirojnë ta marrin peng atë përmes tensioneve. Unë do të vazhdoj të udhëheq me dinjitet të plotë, integritet të lartë dhe respekt absolut për ligjin!

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Ra në bunar 10 metra të thellë,

10 August 2026
Lajme

Pritje në kufi, deri në një orë

10 August 2026
Lajme

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish

10 August 2026
Kulturë

Arta Haziri përfaqëson Kosovën në jurinë profesionale

10 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin financiar

26 March 2026

Gjilan, 26 mars 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare

Lajme

Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i

9 March 2026

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës

Lajme

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e

6 January 2026

Gjilan, 6 janar 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.