Tuesday 23 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në Koretin

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni

Parashikimi i motit për të martën, 23 qershor 2026

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” koordinohen për organizimin e Konferencës Shkencore “Flaka e

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore

Drejtori i Shërbimeve Publike: Projekti i bulevardit ka kaluar të gjitha fazat dhe filtrat e

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

Artisti nga Gjilani, Hajrush Fazliu, pritet në ASHAK nga kryetarja Justina Shiroka Pula

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

Kamenicë: Mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa

 Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni publik dha rezultat
Lajme

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni publik dha rezultat

23 June 2026 0 Comment 5 min read

AA

Është tërhequr nga rendi i ditës i mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve pronë komunale, çështje e cila ditëve të fundit ka nxitur debat të madh në opinion dhe në rrjetet sociale.

Lajmin për tërheqjen e kësaj pike e ka bërë të ditur asambleisti i LDK-së, Gentrit Murseli, i cili një ditë më parë kishte reaguar publikisht kundër propozimit, duke publikuar edhe dokumentet që ishin planifikuar të shqyrtoheshin në Kuvendin Komunal.

Sipas dokumenteve të publikuara, propozim-vendimi parashihte dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të dy parcelave komunale me sipërfaqe prej mbi 75 hektarësh në zonën “Golemi Rid”, me qëllim realizimin e investimeve në bujqësi dhe industri ushqimore. Si shfrytëzues i propozuar ishte kompania “NordKos” SH.P.K., e regjistruar më 24 prill 2026.

Në reagimin e tij fillestar, Murseli e cilësoi këtë si “skandal të madh”, duke pretenduar se prona komunale po planifikohej t’i jepej një kompanie të themeluar vetëm dy muaj më parë dhe duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit. Ai po ashtu pretendoi se nuk ishin respektuar procedurat ligjore dhe transparenca.

Pas njoftimit për tërheqjen e pikës nga rendi i ditës, Murseli reagoi sërish, duke deklaruar se administrata e Kuvendit e kishte njoftuar për këtë vendim.

“Sapo pranuam njoftimin nga administrata e Kuvendit se është tërhequr nga rendi i ditës Propozim-Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve tokë komunale. Pas reagimit tim publik dje dhe shqetësimit të madh të qytetarëve, u dëshmua se transparenca dhe presioni publik japin rezultat”, ka shkruar Murseli.

Ai më tej e ka cilësuar tërheqjen e pikës si “hap prapa” të kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, duke shtuar se “pasuria e qytetarëve nuk negociohet e nuk falet për interesa personale”.

Deri më tani, Komuna e Gjilanit nuk ka bërë publik ndonjë sqarim zyrtar lidhur me arsyet e tërheqjes së kësaj pike nga rendi i ditës.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në

23 June 2026
Lajme

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim

23 June 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 23

23 June 2026
Lajme

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”

23 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme

23 June 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur dëgjimin publik në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme

Lajme

Drejtori i Shërbimeve Publike: Projekti i bulevardit

22 June 2026

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka reaguar

Uncategorised

Kryetari Alban Hyseni fton qytetarët të marrin

22 June 2026

Komuna e Gjilanit do të mbajë sot (e hënë) dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.