Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan
Fëmija nga Gjilani, i cili kishte pësuar lëndime të rënda pasi ishte rrëzuar nga një trotinet elektrik, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 13:10, në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit që mori për disa ditë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Rasti është raportuar më 20 qershor 2026. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjes për ceremoninë mortore.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me rastin.
