PROFIL SPORTIV: SABRI DËRMAKU, FUTBOLLISTI GJILANAS QË BËRI HISTORINË NË FUSHËN E BLERTË
Gjilan, 18 qershor 2026 – SABRI DËRMAKU (30. 05. 1956) është një nga futbollistët e rëndësishëm të Gjilanit që ka lënë gjurmë në dy skuadrat kryesore të qytetit.
Karrierën e filloi në vitin 1972 si pionier dhe junior. Më pas kaloi te KF Drita ku luajti gjashtë sezone, nga viti 1977 deri në vitin 1983, për t’u rikthyer sërish te C. Zvizda si përforcim.


Në vitet 1984-1985 shpallet me klubin kampion i Kosovës dhe siguron inkuadrimin asokohe në ish Ligën e Dytë Federative, ku luajti te C. Zviezda si “standard krahu”, përkrah emrave të njohur si Muharrem Sahiti, Nehat Osmani, Naser Bunjaku e shumë të tjerë.


Gjatë rrugëtimit të tij sportiv, Dërmaku veshi fanellën edhe të klubeve të tjera si KF “Kika” e Hogoshtit, duke dhënë kontribut kudo ku luajti.
Përkushtimi i tij për futbollin nuk u ndal me lënien e fushës së blertë si lojtar. Si arbitër dhe delegat, Dërmaku mbeti pranë sportit që e deshi, duke edukuar dhe vlerësuar gjeneratat e reja me përvojën e tij të gjatë në fushë.

Figura e tij shihet si urë lidhëse mes periudhës së futbollit të organizuar para viteve ’90 dhe zhvillimeve të mëvonshme të futbollit kosovar.
Sot, Sabri Dërmaku kujtohet me respekt nga bashkëlojtarët dhe sportdashësit gjilanas. Historia e tij është dëshmi e një kohe kur pasioni për fanellën e qytetit ishte mbi gjithçka, dhe mbetet shembull për të rinjtë që ëndërrojnë fushën e blertë. Emri i tij është pjesë e memories kolektive të futbollit në Gjilan./TV Gjilani
