Tregu i Kafshëve në Gjilan me frekuentim të lartë në prag të Kurban Bajramit
NPL “Tregu” Sh.A: Angazhim për kushte më të mira për tregtarët dhe qytetarët
Tregu i Kafshëve në Gjilan edhe këtë fundjavë po karakterizohet me frekuentim të madh nga tregtarët dhe qytetarët.

Aktiviteti i shtuar tregtar dhe interesimi për blerje e shitje të kafshëve është më i dukshëm, për shkak të afrimit të Festës së Kurban Bajramit. Kjo ka sjellë një numër edhe më të madh vizitorësh dhe pjesëmarrësish, në frymën e traditës dhe përgatitjeve për festën.

Nga NPL “Tregu” Sh.A bëjnë të ditur se po vazhdojnë të jenë të angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të mira, rendit dhe funksionalitetit për të gjithë shfrytëzuesit e tregut.

