Kryesueset e Kuvendeve të Gjilanit dhe Kamenicës diskutojnë avancimin e shërbimeve për qytetarët
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, priti në takim homologen e saj nga Kamenica, Arbnore Beqiraj, dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kamenicës, Arta Bajralija.
Pas takimit, Latifi Kqiku tha se vizita ishte miqësore dhe pune.
“Ishte një vizitë miqësore dhe pune. Diskutuam për bashkëpunimin ndërkomunal, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve në interes të qytetarëve tanë”, deklaroi ajo.
