Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet në krye të Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilan, Krenare Latifi – Kqiku, është zgjedhur Kryetare e Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale, duke marrë mbështetjen e kolegëve të saj nga komunat e Kosovës.
Pas zgjedhjes në këtë pozitë, Latifi – Kqiku ka falënderuar drejtorin ekzekutiv të Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, si dhe kryesuesit e kuvendeve komunale për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
Ajo është zotuar se do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me përkushtim të plotë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe avancimit të interesave të komunave.
“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë”, ka deklaruar Latifi – Kqiku pas zgjedhjes së saj në krye të Kolegjiumit.
