Bie çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve
Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar ulje krahasuar me të dielën dhe të hënën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë publike çmimet e derivateve të naftës për datën 12 maj.
Aktualisht, një litër naftë kushton 1.60 euro, benzina 1.50 euro, ndërsa gazi 0.78 euro për litër.
Të dielën dhe të hënën, çmimi i naftës ishte 1.61 euro për litër, benzina 1.50 euro dhe gazi 0.79 euro për litër.
