Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.
Sipas delegimeve zyrtare, Burim Jahmurati do të ndajë drejtësinë në derbin mes Dritës dhe Ballkanit, një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave.
Ndërkohë, gjyqtari Alban Shala është caktuar për përballjen ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.
Për ndeshjen Llapi – Dukagjini është deleguar Genc Nuza, ndërsa Visar Kastrati do të jetë gjyqtari kryesor në takimin Ferizaj – Malisheva.
Këto përballje pritet të jenë vendimtare në garën për titull dhe objektivat e skuadrave në fazën përfundimtare të kampionatit.
