Aksion i Policisë në Gjilan: 161 motoçikleta të konfiskuara për një muaj
Policia e Gjilanit ka shtuar kontrollet ndaj motoçikletave, skuterëve dhe trotineteve në të gjithë rajonin, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik – raporton TV Gjilani.
Vetëm gjatë prillit 2026, nga data 01.04 deri më 30.04, janë shqiptuar:
- 95 gjoba për drejtim pa patentë shofer përkatës
- 149 gjoba për mjete pa regjistrim
- 65 gjoba për drejtim pa helmetë
- 161 motoçikleta të përjashtuara nga trafiku
- 75 gjoba për drejtuesit e trotineteve
- 113 gjoba për shkelje të tjera të ligjit për trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të drejtojnë mjetet vetëm me dokumente valide.
“Drejtimi i motoçikletave me dokumente të rregullta dhe duke respektuar ligjin, nënkupton shpëtimin e jetës për vete dhe të tjerët”, thuhet në apelin e policisë.
