Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan ka nisur organizimin e aktivitetit tradicional “Garat Komunale të Ndihmës së Parë”.
Në këto gara do të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Gjilanit, të cilët do të demonstrojnë dhe improvizojnë situata të ndryshme të dhënies së ndihmës së parë.

Ekipi fitues do të përfaqësojë Gjilanin në garat në nivel regjional.

Ky aktivitet promovon humanizmin, shkathtësitë praktike dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çdo situatë.
Suksese të gjithë garuesve!
