Urimi i kryetarit Haliti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Komuna e Vitisë shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për angazhimin dhe punën e palodhshme të ekipeve të zjarrfikësve.
Zjarrfikëseve meritojnë respektin më të lartë për shkak të gatishmërisë së tyre për t’u përballur me rreziqet e shumta në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve që përbëjnë vlera të larta profesionale dhe njerëzore.
Prandaj sot pos urimit në emër të komunës së Vitisë ju shprehim falënderimet më sinqertë për kontributin dhe sakrificën tuaj të vazhdueshme.
Urime Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve!
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë

