Mitingu i Poezisë “Muza e Agimit” mbahet më 2 maj në Zhegër
Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Agimit”, më 2 maj 2026 në ora 14:00 në SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër, do të zhvillohet edicioni i radhës i “Mitingut të Poezisë – Muza e Agimit”.
Ky aktivitet i përvitshëm mbledh poetë nga Kosova, rajoni dhe diaspora, duke e kthyer Zhegrën në një qendër të rëndësishme të krijimtarisë letrare shqiptare.

Sipas organizatorëve, në orën e madhe letrare janë përzgjedhur 23 poetë pjesëmarrës:
- Albina Idrizi (Gjilan)
- Arsim Halili (Kosova Lindore)
- Baki Krasniqi (Kamenicë)
- Biser Mehmeti (Ferizaj)
- Burhanedin Xhemaili (Kumanovë)
- Blinerë Hajdari (Gjilan)
- Fadil Halimi (Podujevë)
- Fehmi Ajvazi (Selishtë – Prishtinë)
- Linditë Dushku (Tiranë – Gjilan)
- Imer Gllareva (Drenas)
- Klejda Plangarica (Tiranë)
- Mehdi Krasniqi (Malishevë)
- Mehmetali Rexhepi (Gjilan)
- Minivere Muja Maka
- Naime Beqiraj (Pejë)
- Prend Buzhala (Klinë)
- Qazim Thaçi (Prizren)
- Selvete Abdullahu (Ferizaj – Zhegër)
- Sevdail Demiri (Kumanovë)
- Shefqet Dibrani (Zvicër – Prishtinë) – jashtë konkurencës
- Xheladin Mjeku (Prishtinë)
- Xheladin Rexhepi (Ferizaj)
- Xhelil Rrahmani (Zhegër)
Organizatorët theksojnë se “Muza e Agimit” vazhdon të mbetet një ngjarje e rëndësishme kulturore që nderon traditën letrare dhe figurën e Agim Ramadanit.
