Thursday 22 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E RIKTHIMIT TË MADH TË LDK-SË”

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën e Gjilanit

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE TË UKZ-SË: DIALOGU DHE BASHKËPUNIMI THELBËSOR PËR CILËSINË

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

KAMENICË: AKSION PËR VJELJEN E MOLLËVE ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE ME MËSIM TËRËDITOR

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e tetë e Morbiditetit dhe Mortalitetit.

TETORI ROZË NË GJILAN: “PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË”

 UKZ pjesë e takimit Transnacional në kuadër të projektit CoVE SETM Europe
Lajme

UKZ pjesë e takimit Transnacional në kuadër të projektit CoVE SETM Europe

22 April 2026 0 Comment 4 min read

AA

Projekti CoVE SETM Europe zhvilloi me sukses takimin e tij të tretë Transnacional (TPM) në Stamboll, Turqi.

Në këtë takim Universiteti Publik “Kadri Zeka” u përfaqësua nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, koordinatori i projektit në UKZ Prof. Dr. Xhevdrt Thaqi, Hidajete Jashari, Rrezart Rexhepi dhe Luljete Berisha.

Gjatë ditës së parë, agjenda përfshiu sesione kyçe si prezantimi dhe organizimi i takimit, përditësime mbi ecurinë e projektit (WP1), trajnimin për PPP (WP7), punëtorinë mbi trajnimet (WP4), si dhe diskutime mbi shpërndarjen, dukshmërinë e projektit (WP6) dhe zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të WP3.

Në këtë kuadër, Universiteti  Publik “Kadri Zeka” pati një rol të veçantë si lider i paketës punuese WP6 – Dissemination. Ekipi i UKZ realizoi një prezantim të detajuar mbi strategjinë e shpërndarjes së projektit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së dukshmërisë, komunikimit efektiv dhe përfshirjes së aktorëve relevantë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Dita e dytë u fokusua në zhvillimin e mëtejshëm të komponentëve strategjikë të projektit, përfshirë ndërtimin e CoVE (WP2), aplikimin e ciklit PDCA për përmirësim të vazhdueshëm (WP7), si dhe avancimin e punës në WP5.

Një moment i rëndësishëm gjatë kësaj dite ishte prezantimi i bërë nga Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, i cili prezantoi modelin e CoVE në kuadër të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, si pjesë e aktiviteteve të WP2. Prezantimi nxori në pah përkushtimin e UKZ-së për zhvillimin e qendrave të ekselencës profesionale dhe rolin e tij në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Pjesëmarrja aktive dhe kontributi i vazhdueshëm i ekipit të UKZ-së në të dy ditët e takimit dëshmoi përkushtimin institucional në arritjen e objektivave të projektit dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm përpara në realizimin e objektivave të projektit CoVE SETM Europe, duke vendosur themele të forta për aktivitetet e ardhshme dhe rezultatet e pritshme.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E

21 October 2026
Lajme

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin

21 October 2026
Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin

21 October 2026
Lajme

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE

21 October 2026

Gjilan, 20 Tetor 2026 – Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj.

Lajme

UKZ pjesë e punëtorisë për thellimin e

15 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  ka marrur pjesë në seminarin ndërkombëtar “TCA – Western Balkans

Lajme

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues

14 October 2026

Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues në UKZ – Afati plotësues për vitin akademik 2026/2027

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.