Promovohet libri “Shpella e Cukelit” në kuadër të manifestimit “Lulëkuqet e Prillit”
Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, është mbajtur promovimi i librit “Shpella e Cukelit” të autorit Nijazi Kastrati.
Libri, i cili është një roman për fëmijë, u vlerësua për përmbajtjen dhe rëndësinë e tij edukative nga redaktori i veprës, Xhevdet Kallaba.


Në përmbyllje të aktivitetit, autori Nijazi Kastrati falënderoi familjen dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen e vazhdueshme.


Një falënderim i veçantë iu drejtua çiftit Betim dhe Dafina Morina nga Mississauga, Kanada, të cilët mundësuan botimin e librit si dhuratë për 70-vjetorin e autorit.

Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të Komunës për promovimin e kulturës, letërsisë dhe mbështetjen e krijuesve vendorë.



