Hungari: Opozita drejt fitores, Orbán pritet të largohet pas 16 vitesh në pushtet
Hungarezët kanë votuar për ndryshim në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke e çuar drejt humbjes kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas më shumë se një dekade e gjysmë në pushtet.
Sipas rezultateve paraprake, opozita e udhëhequr nga Péter Magyar me partinë Tisza është në rrugë për të siguruar një shumicë të konsiderueshme në Parlamentin hungarez.
Fushata e opozitës është fokusuar kryesisht në çështjet ekonomike, përfshirë rritjen e ulët, inflacionin e lartë dhe emigrimin në rritje të qytetarëve. Po ashtu, ajo ka premtuar rikthimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që sipas kritikëve janë përkeqësuar gjatë qeverisjes së Orbánit.
Fitorja e mundshme e opozitës pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit, duke sinjalizuar një afrim më të madh të Hungarisë me Bashkimin Evropian dhe distancim nga politikat e deritanishme./TV Gjilani/
